- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Ka rënie natyrale të flokëve që ndodh në mënyrë ciklike çdo 3-5 muaj dhe më pas vjen rënia “anormale” e shkaktuar nga faktorë të ndryshëm, ndër të cilët më i shpeshti është ndryshimi i stinës (sidomos në vjeshtë).
Nëse në ciklin e rinovimit natyral të flokëve, humbasim nga 60 në 100 në ditë, gjatë ndërrimit të stinës mund të jetë deri në 50% më shumë, duke e bërë rënien e flokëve më “anormale”.
Falë linjës fito-holistike Bionature, sot është e mundur të luftoni rënien sezonale të flokëve me produkte natyrale të përshtatshme për të gjithë: gra, burra dhe fëmijë.
Me BIONATURE ne nuk kujdesemi vetëm për skalpin dhe flokët, por përpiqemi të rikthejmë trupin, mendjen dhe shpirtin në harmoni duke përfshirë në formulë vajra esencialë, ekstrakte biologjike dhe aromat natyrale pa alkool .
RITUALI I AKTIVIZIMIT BIONATURE QË BËHET NË SALLON
Nëse rënia e flokëve nuk është e tepruar dhe nuk zgjat për më shumë se 4-5 javë, ju rekomandojmë të rezervoni Ritualin e Aktivizimit Bionature në një sallon fito-holistik të certifikuar nga Bionature.
E kemi quajtur “ritual” sepse nuk është një trajtim klasik sallonesh, por një moment i vërtetë mirëqenieje në 360° .
Pas një analize të lëkurës nëpërmjet trikokameras, Konsulenti i Bionature do të procedojë me higjenizimin e lëkurës me Shkumën Pastruese e cila, falë masazhit fito-holistik, do të stimulojë mikroqarkullimin nënlëkuror dhe do ta relaksojë atë nga tensioni.Më pas ai do të vazhdojë me aplikimin e Shampos Stimuluese për Rritjen e Flokëve (Shampoo Fattore Crescita )me aromën e eukaliptit, mentes, rozmarinës dhe mentolit dhe të Maskës Acidifikuese me një veprim ristrukturues.
Në fund do të spërkatet në flokë Locioni Stimulues për Rritjen e Flokëve (Lozione Fattore Crescita) me bazë vajin tea tree, kanellën, arrëmyshkun dhe bergamotin.
TRAJTIMI INTENSIV 60 DITOR KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE
Nëse vëreni rënie të tepërt apo për një kohë të gjatë të flokëve, ajo që ju rekomandojmë është ta luftoni atë menjëherë me Trajtimin tonë Intensiv Kundër Rënies së Flokëve (Trattamento Intensivo Anticaduta) që do të ndiqet për 60 ditë.
BIONATURE 60 DAY HOME TREATMENT (Trajtimi Shtëpiak 60 Ditor Bionature)është një trajtim për t’u bërë në shtëpi i përbërë nga: shampo, locion dhe Fasha.
Testet klinike kanë treguar se ky trajtim është në gjendje të:
reduktojë rënien e flokëve me 21% në vetëm 3 javë dhe me 38% në 60 ditë;
zgjat jetën e flokëve me 32.4% në 60 ditë;
rrit e numrin e qimeve në fazën e rritjes me 10%
Lajmi i mirë është se rënia sezonale e flokëve, edhe nëse është pak e tepruar, është e përkohshme dhe nëse ndërhyhet (ose parandalohet) menjëherë, ajo mund të ndalet brenda disa javësh.
Kujdesuni për skalpin dhe flokët tuaj si nga brenda (me një dietë të pasur me vitaminë B12, biotinë, zink, bakër dhe selen) dhe nga jashtë (duke zgjedhur trajtimin më të përshtatshëm për ju) dhe do të shihni që flokët tuaj do të bëhen të shëndetshëm dhe të fortë si më parë.