- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Për çdo lloj floku, Rutina perfekte e Bukurisë.
Nga Alga e Oqeanit zbulojmë fuqinë e superfood-eve për të garantuar ushqyerjen e ekuilibruar të përditshme dhe hidratimin e duhur për çdo lloj floku: që nga kaçurrelat tek të drejtat, që nga të trajtuarit tek natyralët. Produktet në linjën Gate Ocean Wash & Care / Gate Ocean Larje & Përkujdesje, janë krijuar posaçërisht për të ofruar burimin e përsosur të energjisë ditore: të pasura me lëndë ushqyese thelbësore bimore, antioksidantë dhe vitamina, me një pH pak acid që ndihmon në ruajtjen e shkëlqimit dhe elasticitetit natyral të flokëve duke u dhënë njëkohësisht hidratim dhe mbrojtje ekstreme. Pesë lloje të ndryshme shamposh, me formula me pH acid, të krijuara për larjen e përditshme të të gjitha llojeve të flokëve. Dy maska ushqyese të menjëhershme për flokë të trajtuar ose natyralë dhe një Leave-in / Balsam parastilimit përfundojnë Rutinën e Perfekte Ditore të Bukurisë: e thjeshtë, e shpejtë, e bërë e personalizuar.
Ashtu si një dietë e ekuilibruar, për të qenë “e ekuilibruar” një Rutinë Bukurie duhet të jetë gjithashtu e ndryshme, me përbërës aktivë dhe pa substanca të dëmshme. Për këtë arsye, në recetën tonë perfekte, përveç algave të detit, kemi përfshirë një koktej me lëndë ushqyese natyrale që vijnë direkt nga universi i superfood-eve. Formula perfekte për t’u furnizuar me energji, tërësisht pa substanca me origjinë shtazore, SLES, SLS, sulfate, EDTA dhe Parabenë.
Një propozim i shijshëm dhe super i shëndetshëm përbërësish që jo vetëm nuk duhet të mungojnë në tavolinat tona, por që do të jenë gjithashtu një domosdoshmëri në rutinën tonë të përkujdesjes ndaj flokëve. Nga Avokadoja te farat Chia, tek Uji i Kokosit: Gate Ocean Wash & Care është receta perfekte për t’i dhënë ushqyerje dhe vitalitet flokëve tuaj.
Koncepti revolucionar ku bazohet Gate Ocean Wash & Care. Një koktej me lëndë ushqyese natyrale direkt nga universi i super food-eve për t’u furnizuar me energji dhe për të ushqyer jo vetëm trupin, por edhe flokët.
Një propozim joshës dhe super i shëndetshëm përbërësish që jo vetëm nuk duhet të mungojnë në tavolinat tona, por që do të jenë edhe një domosdoshmëri në rutinën tonë të kujdesit të flokëve. Që nga Alga e Detit Bio tek Avokadoja, te farat Chia, te Uji i Kokosit: Gate Ocean Wash & Care është receta perfekte për t’i dhënë ushqyerje dhe vitalitet flokëve tuaj.
Sipas ekspertëve tanë, një Rutinë Perfekte e Përkujdesjes ndaj Flokëve duhet të jetë: e thjeshtë, e shpejtë, dhe e personalizuar.
Ajo konsiston në përdorimin e produkteve thelbësore dhe të domosdoshme për të pasur flokë dukshëm të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të hidratuar në masën e duhur, ideale për gratë e mijëvjeçarit të tretë që nuk kanë kohë dhe kanë nevojë për produkte që nuk kërkojnë shumë kohë aplikimi.
Linja e Patrimit dhe Përkujdesjes ndaj Flokëve, Gate Ocean Wash & Care parashikon 3 hapa të thjeshtë për një Rutinë të Perfekte Bukurie: shampon sipas llojit të flokut, maskën ideale që garanton ushqyerjen e duhur si dhe Spray-n, Leave-In Spray para tharjes së flokëve, për t’i mbrojtur ata nga burimet e nxehtësisë dhe për të ruajtur për një kohë më gjatë stilimin.
Për të pasur flokë të përsosur, të hidratuar por jo shumë, të ushqyer por jo shumë, është e rëndësishme të filloni me shampon e duhur për larjen e përditshme, delikate dhe të balancuar. Shampoja nuk duhet të jetë shumë e shkumëzuar dhe duhet të përmbajë përbërësit më të përshtatshëm për llojin tuaj të flokëve.
Të gjitha shampot Gate Ocean Wash & Care janë krijuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e çdo lloji floku, duke pëzgjedhur përbërës aktivë bimorë specifik, me formulime me pH 5.0 për të garantuar një larje ditore delikate pa substanca të dëmshme: SLES, SLS, sulfate, EDTA, parabene dhe substanca me origjinë shtazore.
Maskat e flokëve janë bërë kryesisht për të ushqyer dhe ristrukturuar thellë flokët, duke i dhënë atyre volum dhe forcë. Një flok i trajtuar ose i lyer në përgjithësi ka nevojë për më shumë ushqim sesa një flok natyral, për këtë na duhen dy maska specifike për të kalibruar ushqyerjen perfekte për dy llojet e ndryshme të flokëve.
Maska për flokë natyralë GATE 41 OCEAN NATURAL HAIR MASK dhe Maska për flokë të trajtuar GATE 43 OCEAN TREATED HAIR MASK me pH 4.0 rimbushin në çast me lëndë thelbësore zemrën e flokut . Ato janë të përshtatshme edhe për përdorim të përditshëm.
Një produkt i gjithanshëm, me mijëra benefite, i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve: një PRIMER i vërtetë PËR FLOKË!
I konsideruar si një “balsam i lehtë”, Spray-i ynë pa shpëlarje GATE 50 OCEAN LEAVE-IN lehtëson krehjen duke reduktuar kohën e saj dhe mbron flokët nga burimet e nxehtësisë, duke i përgatitur, kur eshte rasti, për të marrë produktin e dëshiruar të stilimit.
Për një look krejtësisht natyral, është plotësuesi ideal i trajtimit me shampo + maskë. I përkryer për të gjitha llojet e flokëve.
Produktet e linjës Gate Ocean Wash & Care kombinojnë teknologjitë inovative me përbërësit aktivë me origjinë detare që mundësojnë rezultate të pakrahasueshme.
E konsideruar si një superfood par excellence, alga e detit krenohet me benefitet të panumërta, vetitë e të cilës janë të njohura që nga kohërat e lashta.
Algat, në fakt, kryejnë një veprim ushqyes dhe energjik, prandaj ato janë veçanërisht të përshtatshme për flokët që duken të fishkur, të dobët, të brishtë në prekje.
Vitet e fundit, kërkimet e vazhdueshme kanë çuar në zbulimin e llojeve specifike të algave që kanë rezultuar të kenë performancë të lartë në trajtimin e flokëve. Në përgjithësi, përbërësit aktivë me origjinë detare kanë veti të dobishme që i përvetësojnë nga mjedisi në të cilin rriten.
Këta përbërës aktivë ju lejojnë të ruani një shkëlqim natyral dhe elasticitetin e flokëve, duke siguruar hidratim dhe mbrojtje.
Kështu, të gjitha produktet e koleksionit karakterizohen nga një fuqi e balancuar hidratuese, ristrukturuese dhe shkëlqyese falë benefiteve të çmuara të përbërësve detarë të përzgjedhur, të aftë për të hidratuar thellësisht flokët, duke favorizuar zhvillimin e tonit dhe shkëlqimit.
Përbërësit aktivë me origjinë detare, të cilët marrin veti të dobishme direkt nga mjedisi në të cilin rriten, janë të aftë të hidratojnë thellësisht flokët dhe të ruajnë shkëlqimin dhe elasticitetin e tyre natyral.
Bukuria dhe shëndeti janë dy aspekte thelbësore në botën e pëkujdesjes ndaj flokëve. Me qëllim të garantimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së flokët, pH i produkteve luan një rol themelor dhe nëse nuk është i përshtatshëm, mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme në flokë.
pH është një njësi matëse që zbulon sasinë e joneve të pranishme në përbërjen kimike të një substance, të cilat mund të jetë pozitive ose negative në varësi të ngarkesës së tyre. Në një shkallë vlerash midis 0 dhe 14, vlera e pH i klasifikon substancat në:
PH ideal i lëkurës së kokës është midis 4.5 dhe 5.5, ndërsa ai i boshtit të flokëve është pak më acid (deri në 3.5) për shkak të pranisë së filmit hidrolipidik që e mbështjellë atë.
Prandaj, për të respektuar ekuilibrin fiziologjik të kokës dhe flokëve, është e rëndësishme që pH e produkteve të përkujdesjes ndaj flokëve të jetë acid, pra midis 0 dhe 7.
Në krijimin e produkteve Gate Ocean Wash & Care, ne i kemi kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjes së pH për çdo kategori produkti të pranishëm në Rutinën Perfekte të Përkujdesjes ndaj Flokëve.
Të gjitha shampot kanë një pH prej 5,0 për të ruajtur filmin hidrolipidik të flokëve. Një pH shumë i lartë (bazik) çon jo vetëm në një stres të tipit mekanik (hapje e kutikulave), por edhe në një grumbullim të ngarkesave të tepërta negative.
Dy llojet e ndryshme të maskave, për flokë të trajtuar dhe të patrajtuar, kanë një pH prej 4.0 me funksionin kryesor atë të lëmimit të kutikulës dhe rritjes së rezistencës ndaj agresioneve të jashtme pa shkaktuar fenomene rëndimi dhe në të njëjtën kohë duke i dhënë flokëve forcë dhe qëndrueshmëri të re.
Së fundi, Spray-i pa shpëlarje Leave In Spray me një mijë benefite, ka një pH prej 5,5 dhe është perfekt për çdo lloj floku, ideal për të lehtësuar tharjen, hidratimin dhe mbrojtjen e flokëve. Një linjë krejtësisht pa substanca me origjinë shtazore, SLES, SLS, sulfate, EDTA dhe parabene.
Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.
AVANTAZHET