- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Gate Ocean Styling & Finishing / Gate Ocean Stilim & Përfundim, është gamë e rinovuar e produkteve që kombinon përbërësit aktivë me origjinë detare me teknologjitë inovative të zhvilluara për një stilim unik me rezultate perfekte.
Vëllimi, shkëlqimi dhe lëvizja e flokëve janë rezultat i përdorimit të produkteve me cilësi të lartë të ndjekur nga stilimi i personalizuar.
Me performancë të lartë dhe të lehtë për t’u përdorur, produktet Gate Ocean Styling & Finishing mund të përzihen mes tyre dhe të lejojnë mundësi të pafundme krijuese me rezultate të paprecedentë si në sallon ashtu edhe në shtëpi. Pak gjeste për t’i dhënë formë dhe strukturë çdo lloj floku.
NGA BUKURIA E OQEANIT
Frymëzuar nga pafundësia e oqeanit, nga liria e tij absolute, nga bukuria e tij unike dhe misterioze, nga energjia e tij dhe nga aromat e tij të freskëta dhe dehëse. Oqeani, me një karakter të fortë dhe vendimtar, me një hijeshi unike dhe dinamike. Ne u frymëzuam nga të gjitha format që mund të marrë Oqeani për t’i dhënë formë look-ut tuaj.
Nga më të fortat dhe më ekstremet tek më të butat dhe më tërheqëset. Ne përdorim fragranca të freskëta dhe lulesh, me aroma oqeanike të afta që të ndjellin aromën e një ishulli dhe flladin e detit për të çliruar fantazinë dhe kreativitetin.
E gjithë linja është e formuluar me përbërës aktivë me origjinë detare, vetitë e të cilëve janë të njohura që në lashtësi. Vitet e fundit, kërkimet e vazhdueshme kanë çuar në zbulimin e llojeve specifike të algave që kanë rezultuar të kenë performancë të lartë në trajtimin e flokëve. Në përgjithësi, përbërësit aktivë me origjinë detare kanë veti të dobishme që i përvetësojnë nga mjedisi në të cilin rriten.
Këta përbërës aktivë bëjnë të mundur ruajtjen e shkëlqimit dhe elasticitetit natyral të flokëve, duke siguruar hidratim dhe mbrojtje.
Kështu, të gjitha produktet e koleksionit karakterizohen nga një fuqi e lartë hidratuese, ristrukturuese dhe ndriçuese falë benefiteve të çmuara të përbërësve aktivë detarë të përzgjedhur, të aftë për të hidratuar thellësisht flokët, duke ndihmuar në zhvillimin e tonit dhe shkëlqimit.
Produktet Gate Ocean Styling & Finishing ju ndihmojnë të shprehni sharmin tuaj dhe të krijoni një stil unik dhe të personalizuar, duke çliruar fantazinë dhe kreativitetin.
Tekstura unike, të lehta dhe produkte të lehta për t’u përdorur që lejojnë modelimin çdo lloj look-u si dhe nxirrjen në pah të personalitetit të vërtetë të çdo individi.
Ne u frymëzuam nga të gjitha format që mund të marrë Oqeani për t’i dhënë formë look-ut tuaj, nga më e fortat dhe më vendimtaret deri tek më e butat dhe më tërheqëset.
Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.
Avantazhet