- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Një fytyrë e kuruar është kartëvizita e çdo mashkulli. Trajtimet kushtuar përkujdesjes ndaj bukurisë mashkullore karakterizohen nga mungesa e vazhdueshme e kohës: mashkulli i do gjestet e shpejta dhe konkrete.
Të formuluara me vajra esencialë të çmuar dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura me kujdes për të siguruar një veprim zbutës, qetësues, tonifikues dhe antibakterial në lëkurë, produktet Gate Man janë perfekte për përkujdesjen ndaj bukurisë mashkullore, ideale për meshkujt me ose pa mjekër. Sepse mjekrën “ose e rruan ose përkujdesesh për të”!
Gjithçka është më e thjeshtë te berberi: dora e ekspertit arrin të përvijojë dhe transformojë fytyrën e një mashkulli. Megjithatë, në shtëpi, mbajtja e një fytyre të kuruar bëhet e lehtë vetëm nëse keni produktet e duhura.
Flokët dhe lëkura e shëndetshme, lëkura e fytyrës e lëmuar dhe e hidratuar, trupi i tonifikuar, mjekra e kuruar dhe shenjat e plakjes të mbajtura nën kontroll bëhen sot, më shumë se kurrë, tipari dallues dhe i prekshëm i sharmit mashkullor. Për të gjitha këto, Gate Man është zgjidhja.
Disa gjeste praktike të kombinuara me këshilla të qarta: kështu njeriu i mijëvjeçarit të tretë është gati të ndihet mirë me veten dhe në harmoni me të tjerët.
Gate Man – një dhuratë e mrekullueshme për çdo rast.
Burri pa mjekër ruan një bukuri natyrore. Modë apo domosdoshmëri? Në të dyja rastet, rituali i rruajtjes duhet të respektojë rregulla shumë të sakta estetike dhe higjienike për të shmangur skuqjen, djegien dhe mbindjeshmërinë.
Përdorimi korrekt dhe i rregullt i produkteve Gate Man të aplikuara para dhe pas rruajtjes siguron që fytyra të duket e freskët, e re, e pastër, e rregullt dhe e parfumuar… rezistente ndaj puthjeve!
Burri me mjekër të kuruar mirë është ndër më intriguesit dhe më magjepsësit. Elegante dhe chic, mjekra e mbajtur në gjatësinë e duhur, e pastër, e butë, e dendur dhe e hidratuar është një element estetikisht shumë i pëlqyeshëm i aftë për të karakterizuar një fytyrë mashkullore dhe për të ndryshuar pamjen e saj. Keni vendosur të rrisni mjekrën?
Gate Man është linja thelbësore dhe e shpejtë që do t’ju shoqërojë drejt pamjes së re duke e mbajtur atë të kuruar.
Karakteristika kryesore e Aloe Verës e pranishme në produktet Gate Man janë gjethet me mishtore që mbajnë një xhel me veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore dhe qetësuese. Kryen një veprim të rëndësishëm mbrojtës.
Kamfori është gjithashtu freskues dhe kundër kruajtjes. Ka veti tonifikuese dhe antiseptike.
Vaji i eukaliptit i pranishëm në produktet Gate Man ka një fuqi të shkëlqyeshme dekongjestive, qetëson irritimet e lëkurës. Antiseptik, kryen një veprim efikas antibakterial. Tonik, e bën lëkurën më elastike.
Mentoli ka një efekt freskues të menjëhershëm, për shkak të aktivizimit të receptorëve që reagojnë ndaj temperaturës së lëkurës. Përveç veprimit freskues, është qetësues dhe tonifikues, mbron lëkurën nga irritimet.
Panthenoli është vitaminë B5 dhe është një hidratues i fuqishëm, zbutës me fuqi qetësuese. E bën lëkurën të butë, të mëndafshtë, të këndshme në prekje.
Vaji i Jojobës prodhohet duke shtrydhur farat e frutave të Jojobës, një bimë e përhapur në Amerikën Qendrore. Përdoret prej shekujsh nga amerikanët vendas për të qetësuar irritimet e indeve dhe inflamacionet e mukozës së syve dhe fytit.
Bambuja është një substancë e njohur për përmbajtjen e aminoacideve dhe vitaminave të cilat, duke depërtuar në strukturën e flokëve, kontribuojnë në riparimin e indeve.
Vaji i Bajameve dhe Vaji i Kalendulës kanë të dy veti zbutëse dhe riparuese dhe janë gjithashtu të shkëlqyer në parandalimin e formimit të baktereve.
Vaji i Farave të Lirit nxirret nga farat e bimës me të njëjtin emër dhe është ndër ilaçet natyrale më efikase për flokët e thatë dhe të brishtë. Fantastik për të pasur një mjekër më të hidratuar, të butë dhe aspak të dredhur.
Vaji i Arganit hidraton dhe mbron mjekrën, duke reduktuar efektin frizz dhe duke rritur shkëlqimin dhe volumin.
Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.
AVANTAZHET