BEAUTY SUN NJË EKSPERIENCË LUKSOZE NËN DIELLI

Flokët e ekspozuar në diell për një periudhë të gjatë kohore bëhen të thatë, të fishkur e të brishtë dhe mbi të gjitha çngjyrosen sepse, ashtu si lëkura, janë shumë të ndjeshëm ndaj dritës, nxehtësisë intensive dhe veprimit dehidratues të kripës dhe klorit.
Për të garantuar një eksperiencë luksoze dhe bukurie edhe nën diell, për të mos e gjetur veten në vjeshtë me flokë të fishkur dhe të brishtë, ne kemi krijuar BEAUTY SUN, linjën ekskluzive për pushimet verore të studiuar për t’i garantuar flokëve tuaj mbrojtje ekstreme, hidratim, shkëlqim dhe elasticitet gjatë gjithë verës.

EKSTRAKTI I JARGËS SË KËRMILLIT

E njohur gjithmonë si ekselencë në trajtimet kozmetike,Jarga e Kërmillit është një substancë e pasur me Allantoin, Elastin, Kolagjen, Acid Glikolik, Acid laktik, Vitamina dhe Minerale. Kjo përzierje e pasur me proteina dhe mikroelemente vepron në boshtin e flokëve si një “mburojë”, duke i mbrojtur flokët nga agjentët e jashtëm si dhe duke i bërë ata jashtëzakonisht të butë, me shkëlqim dhe të rigjeneruar.

GJALPI MOABI

Gjalpi Moabi është një përbërës i çmuar në kozmetikë i tëri për t’u zbuluar, i pasur me Omega 9 (më shumë se 47%), Omega 6 dhe Omega 3. Është një gjalpë krejtësisht natyral i njohur për veprimet e tij shumë hidratuese, kondicionuese dhe qetësuese. Falë njërit prej përbërësve të tij, Vajit Piqui, i pasur me Karotinë dhe Zeaxantinë, ndihmon në filtrimin e dritës blu dhe neutralizimin e radikaleve të lira të krijuara nga rrezet e diellit. Thjesht perfekte për sezonin e verës.

JA PËRSE KEMI ZGJEDHUR TË PËRDORIM JARGËN E KËRMILLIT NË BEAUTY SUN

Ekstrakti i Jargës së Kërmillit është mënyra më natyrale për të mbajtur të hidratuar sipërfaqen delikate të lëkurës së kokës. Studimet e fundit kanë treguar se rrit aftësinë e lëkurës së njeriut për të mbajtur lëngje.

Ekstrakti i Jargës së Kërmillit është i pasur me proteina natyrale dhe polimere të tjera dhe është shumë higroskopik, domethënë i aftë të përthithë me lehtësi molekulat e ujit të pranishme në mjedisin përreth.

Ky efekt ndihmon në ruajtjen e hidratimit në flokë të cilët në këtë mënyrë bëhen të shëndetshëm dhe të gjallë.

Studimet e fundit tregojnë se mund të mbrojë edhe nga radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe flokët duke shkaktuar rënien e tyre (funksioni kundër rënies së flokëve).

Jarga e Kërmillit është po aq efikase në mbrojtjen kundër dëmtimeve mekanike të shkaktuara nga presioni i tepërt, krehja, stilimi i flokëve, dita ditës dhe nga të gjitha ato veprime që shkaktojne tensionimin dhe përdredhjen e flokëve.

AMBALAZHIMI

Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.


AVANTAZHET

  • Ngjyra blu evokon pafundësinë e detit dhe qiellit, mbylljet me ngjyrë të verdhë sjellin diellin e ditëve të nxehta dhe tipike të verës.
  • Logoja, minimale dhe me një design ekskluziv, sjell idenë e një bukurie të thjeshtë por në të njëjtën kohë të kërkuar.
  • Flakonet janë të realizuara me PET- inovativ të riciklueshëm për një planet më të mirë.
Top Img back to top