BEAUTY EXPERIENCE KUR NATYRA BËHET NJË EKSPERIENCË LUKSOZE NË PËRKUJDESJEN NDAJ FLOKËVE

Të formuluara me Ekstraktin e Jargës së Kërmillit “HELIX ASPERSA MULLER”, një nga më të çmuarit në kozmetikë, produktet BEAUTY EXPERIENCE u japin energji dhe volum flokëve të thatë, të brishtë ose shumë të dëmtuar nga trajtimet teknike, stresi termik dhe atmosferik.
Që në trajtimin e parë, flokët janë dukshëm të butë, elastik, të hidratuar, të shkëlqyeshëm dhe të lehtë për t’u krehur. Të pasuruara me Ekstrakt të Jargës së Kërmillit, Ekstrakt Shege, Çamçakëz Guar, Palcë Bambuje dhe Proteina Kolagjeni, produktet BEAUTY EXPERIENCE janë një përvojë e pakrahasueshme luksi për flokët.
BEAUTY EXPERIENCE PARAQET NJË INOVACION TË VËRTETË NË PËRKUJDESJEN NDAJ FLOKËVE.
Përdorimi i vazhdueshëm i HOME PRODUCTS (PRODUKTEVE SHTËPIAKE) lejon ruajtjen e rezultatit të çmuar: i mban flokët të hidratuar dhe të mbrojtur, duke zgjatur kohëzgjatjen si të ngjyrës ashtu edhe të stilimit.
NJË FLOK PERFEKT ËSHTË NJË LUKS QË MUND T’IA LEJONI VETES.

JARGA E KËRMILLIT NË NATYRË

Në natyrë, Jarga e Kërmillit është një substancë organike lubrifikuese me një veprim ngjitës që lehtëson lëvizjet e kërmijve dhe mban lëkurën e tyre të hidratuar.
Jarga e Kërmillit është në gjendje të mbrojë kërmijtë nga ndotja dhe promovon rigjenerimin e shtresës së tyre mbrojtëse falë një veprimi qetësues dhe shërues në rast të plagëve të vogla.

JARGA E KËRMILLIT E BEAUTY EXPERIENCE


Ekstrakti ekskluziv i Jargës së Kërmillit “HELIX ASPERSA MULLER” është një përbërës i çmuar me veti natyrore të jashtëzakonshme, i aftë për t’i dhënë një jetë të re flokëve.
Ekstrakti i Jargës së Kërmillit është një element që respekton me besnikëri filozofinë “Inspired by nature” (“Frymëzuar nga natyra”): përbërja ekskluzive e substancave aktive e bën atë një përbërës kozmetik unik në natyrë.
Një eksperiencë emocionuese në Përkujdesjen Luksoze të Flokëve për një veprim të menjëhershëm anti-age duke respektuar tërësisht natyrën.

 

JA PËRSE KEMI ZGJEDHUR TË PËRDORIM JARGËN E KËRMILLIT NË BEAUTY EXPERIENCE

Ekstrakti i Jargës së Kërmillit është mënyra më natyrale për të mbajtur të hidratuar sipërfaqen delikate të lëkurës së kokës. Studimet e fundit kanë treguar se rrit aftësinë e lëkurës së njeriut për të mbajtur lëngje.

Ekstrakti i Jargës së Kërmillit është i pasur me proteina natyrale dhe polimere të tjera dhe është shumë higroskopik, domethënë i aftë të përthithë me lehtësi molekulat e ujit të pranishme në mjedisin përreth.

Ky efekt ndihmon në ruajtjen e hidratimit në flokë të cilët në këtë mënyrë bëhen të shëndetshëm dhe të gjallë.

 

Studimet e fundit tregojnë se mund të mbrojë edhe nga radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe flokët duke shkaktuar rënien e tyre (funksioni kundër rënies së flokëve).

Jarga e Kërmillit është po aq efikase në mbrojtjen kundër dëmtimeve mekanike të shkaktuara nga presioni i tepërt, krehja, stilimi i flokëve, dita ditës dhe nga të gjitha ato veprime që shkaktojne tensionimin dhe përdredhjen e flokëve.

AMBALAZHIMI

Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.
AVANTAZHET

  • Ngjyra e bardhë, eterike, në kontrast elegant me rifiniturat e kromuara, i jep të gjithë koleksionit një stil të rafinuar që lidhet menjëherë me konceptin e Luxury Experience (Eksperiencës Luksoze) mbi të cilën është konceptuar e gjithë linja.
  • Logoja, minimale dhe me një design ekskluziv, sjell idenë e një bukurie të thjeshtë por në të njëjtën kohë të kërkuar.
  • Flakonet e buta në prekje e transformojnë përdorimin e produktit në një përvojë shqisore.
  • Mbylljet e arta të flakoneve plotësojnë design-in si xhevahire të çmuara zbukuruese.
  • Flakonet janë të realizuara me PET- inovativ të riciklueshëm për një planet më të mirë.

Koleksioni

Shikoni të gjitha produktet
Top Img back to top