- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
SEKRETI I BUKURISË I RUAJTUR NË ARIN E ÇMUAR TË SHKRETËTIRËS
Formuluar me vajin e Bërthamës së Argania Spinosa (vaj Argani), një mrekulli e vërtetë e natyrës për vetitë e tij të dobishme të panumërta si dhe fuqinë shumë të lartë hidratuese, ushqyese dhe antioksiduese, produktet Argania Sahara Secrets ushqejnë dhe hidratojnë thellësisht, duke eliminuar efektin frizz së flokëve të thatë, të brishtë dhe të dehidratuar, duke e mbajtur kutikulën më të butë dhe më të shndritshme.
Flokët duken të rinj, elastikë dhe vitalë falë përzierjes së përbërësve aktivë të pranishëm në formulë.
RITUAL MIRËQENIEJE QË EVOKON MAGJINË E SEKRETEVE TË LASHTA DHE NATYRORE TË BUKURISË
Një vaj i gjithanshëm që ka qenë gjithmonë një ritual i mirëqenies dhe një eliksir bukurie
Produktet e linjës Argania Sahara Secrets karakterizohen nga prania në sasi të madhe të Vajit të Bërthamës Argania Spinosa (vaj Argani), jashtëzakonisht i pasur me vitamina A-E-F, Omega 3 dhe Omega 6 dhe rreth 80% të acideve yndyrore të pangopura të përbëra kryesisht nga acidi oleik, linoleik, palmitik dhe stearik; vaji ushtron një veprim të çmuar hidratues, qetësues, ushqyes dhe antioksidant, duke riparuar membranat qelizore nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira.
E kompletojnë këtë përzierje aktive vaji i makadamias, lajthisë, kajsisë, avokados, pambukut, ribesit të zi dhe ullirit.
Përqindja shumë e lartë e përbërësve aktivë të pranishëm në formulë i bën produktet Argania Sahara Secrets veçanërisht efikase për të gjitha llojet e lëkurës dhe flokëve.
I njohur si Ari i Shkretëtirës, Vaji i Arganit është një mrekulli e vërtetë e natyrës për shkak të vetive të dobishme të panumërta si dhe fuqisë shumë të lartë hidratuese, ushqyese dhe rigjeneruese si për lëkurën ashtu edhe për flokët. |
Pikërisht në jug të Marokut, në një zonë të njohur nga UNESCO, lind dhe rritet diçka e rrallë shumë e çmuar, e cila prej shekujsh ka ruajtur sekretin e bukurisë jo vetëm të grave berbere: Argania Spinosa, bima nga e cila nxirret vaji i Arganit. Një pemë shekullore me traditë të lashtë e aftë të jetojë deri në 200 vjet në kushte të vështira dhe të egra klimatike, duke e mbajtur tokën pjellore dhe duke e mbrojtur atë nga erozioni. Popullatat lokale përdorin çdo pjesë të Arganias Spinosa: që nga druri për ngrohje, gjethet plot me ujë për të ushqyer bagëtinë, deri te frutat. Këto janë në veçanti kokrra me ngjyrë të verdhë në kafe, brenda të cilave ka një arrë, e cila në brendi përmban të famshmet “bajamet e Arganit” , nga shtrydhja e të cilave nxirret si vaji për përdorim ushqimor ashtu edhe për atë kozmetik. |
Vaji i Arganit është i aftë të disiplinojë flokët më rebelë, duke ushqyer dhe hidratuar flokët me onde dhe kaçurrela për të rritur volumin dhe bukurinë e tyre natyrore, duke i bërë të mëndafshtë dhe me shkëlqim flokët që më parë ishin të thatë dhe të brishtë. Vaji i Arganit, i përdorur pas larjes me shampo, jep një efekt ndriçues në të gjithë flokun, duke e mbrojtur atë nga nxehtësia e tharëses dhe e pjastrës. I përsosur për parandalimin e majave të çara dhe për zgjidhjen e flokëve kaçurrelë, zbut dhe hidraton flokët në vetëm një hap, duke i forcuar nga brenda dhe duke i dhënë shkëlqim jashtë si dhe duke eliminuar elektrizimin.
Falë vetive të shumta anti-age,Vaji i Arganit është një ilaç natyral dhe efikas për rigjenerimin dhe rinovimin e lëkurës, duke e ushqyer dhe hidratuar atë. Vaji i Arganit është i përshtatshëm si për trupin, ashtu edhe për fytyrën dhe duart. Përdorimi i vazhdueshëm i Vajit të Arganit riparon dhe mbron lëkurën në mënyra të ndryshme, falë aftësisë së vajit për të depërtuar lehtësisht në dermë dhe për të çliruar ngarkesën e tij të vitaminave, acideve yndyrore dhe substancave që luftojnë plakjen qelizore të lëkurës. Me një efekt anti-age, mbron nga agjentët e jashtëm si era, rrezet ultraviolet, smogu, metalet e rënda dhe ndotës të tjerë. Riparon lëkurën e thatë, duke e ushqyer në thellësi me një efekt hidratues. Fuqia e tij elasticizuese, përveç reduktimit të rrudhave, është e dobishme edhe për parandalimin e formimit të strijave.
Çdo linjë që lind në universin Emmebi Italia është unike dhe personifikon një lloj të veçantë bukurie, një përfaqësim të çdo individualiteti, heterogjen dhe të pazëvendësueshëm. Dhe ky koncept shprehet natyrshëm në personalizimin e ambalazhit, gjithmonë ekskluziv për çdo linjë, origjinal dhe i pajisur me personalitetin e vet, i thjeshtë, artistik, i shumëanshëm dhe emocional.
AVANTAZHET