RËNIA E FLOKËVE: FASHAT DHE TEKNOLOGJIA E TYRE INOVATIVE

Rënia e flokëve, kur është e tepërt, është një problem që shpesh krijon shqetësim dhe dëmton vetëvlerësimin e atyre që vuajnë prej saj, si te femrat ashtu edhe te meshkujt.

Përveç formës fiziologjike trashëgimore, gjatë gjithë jetës secili prej nesh mund të përjetojë një ose më shumë faktorë të jashtëm që mund të shkaktojnë rënie të tepërt të flokëve si janë:

 

  • Çrregullimet e qarkullimit të gjakut
  • Shkaqet e të ushqyerit
  • Shkaqet hormonale
  • Shkaqet farmakologjike
  • Ndryshimet e pH
  • Prania e tepërt e sebumit
  • Stresi dhe psikika e dobët
  • Trajtimet e gabuara

 

Duke qenë një problem mjaft “demokratik” dhe i përhapur, bëhet thelbësore të vazhdohet investimi në teknologji dhe në inovacione për zgjidhje në gjendje të luftojnë rënien e flokëve dhe për ta parandalojnë atë me formula dhe përbërës aktivë që i bëjnë flokët më rezistent, më të trashë dhe për rrjedhojë më pak të prirur ndaj rënies.

 

Çfarë është Bionature Patch Fattore Crescita (Fashë Stimuluese i Rritjes Bionature) ?

 

Është një fashë e vërtetë që përmban përbërës aktivë që, falë teknologjisë së re të çlirimit të kontrolluar, është në gjendje të luftojë dhe të parandalojë në mënyrë efikase rënien e flokëve duke përforcuar kërcellin, duke ribalancuar prodhimin e sebumit në lëkurë dhe duke ushqyer bulbin e flokëve.

Çfarë përbërësish aktivë përmban Bionature Patch Fattore Crescita?

Fasha e veçantë nga linja Fito Olistica Bionature (Fito-Holistike Bionature) është formuluar me përbërës aktivë me origjinë natyrale që veprojnë në mënyrë sinergjike në shkaqet kryesore të rënies së flokëve, si janë:

 

– Serenoa Repens e cila lufton hollimin dhe rënien e flokëve dhe, në të njëjtën kohë, pengon veprimin e enzimës 5α reduktazë përgjegjëse për rrallimin ose tullacinë, madje edhe ndaj asaj të natyrës trashëgimore;

– Urtica Dioica (Hithra)e cila kufizon prodhimin e tepërt të sebumit dhe rikthen në gjendje normale lëkurën e kokës;

– Ekstrakt i lule Bozhures me një veprim hidratues dhe qetësues që ijep volum më të madh kërcellit;

– Humulus Luppulus i cili stimulon riformimin e bulbit dhe në këtë mënyrë nxit rritjen e flokëve.

Cili është përfitimi nga përdorimi i një fashe kundër humbjes së flokëve?

 

Metoda e Fashove (ne anglisht Patch) lejon përthithjen totale të përbërësve aktivë, duke e bërë atë shumë më efikase sesa marrja e suplementeve nga goja.

Në fakt,ndryshe nga Fasha,suplementet shpesh nuk asimilohen plotësisht nga trupi ynë (edhe për shkak të marrjes së ilaçeve të tjera) dhe, për fat të keq, përmbajnë konservues të cilët nëse merren për një periudhë afatgjatë mund të dëmtojnë tretjen.

Aplikimi në lëkurë lejon gjithashtu që përbërësit aktivë që përmbahen në Fasho të përthithen në mënyrë homogjene dhe progresive gjatë 12 orëve pas aplikimit dhe janë  ideale edhe për ata që vuajnë nga problemet e gëlltitjes apo nuk u pëlqen të marrin suplemente nga goja.

 

Si dhe kur të aplikohet Bionature Patch Fattore Crescita?

 

Përdorimi i Fashës është vërtet shumë i thjeshtë dhe i shpejtë.

Paketa BIONATURE PATCH FATTORE CRESCITA E (Fashë Stimuluese për Rritjen e Flokëve Bionature) përmban 15 paketa që përmbajnë 2 fasho për secilën.

Para se të shkoni të flini, lani dhe thani shumë mirë zonën midis qafës dhe veshit. Hapni një qese dhe hiqni një Fashë nga fleta plastike ku është ngjitur.

Për arsye praktike dhe estetike, ju këshillojmë të aplikoni Fashon në njërën anë të qafës, poshtë veshit në mënyrë që të mos jetë e dukshme.

Mbajeni fashon 6 (minimumi)deri në 12 (maksimumi) orë dhe alternoni anën e aplikimit në qafë (për shembull, nëse filloni duke e aplikuar Fashon në anën e djathtë të qafës, mbrëmjen e ardhshme do t’ju duhet ta aplikoni atë në anën e majtë).

Nëse është e mundur,  aplikojeni Fashon gjithmonë në të njëjtën orë dhe në të njëjtën zonë të qafës.

Sa kohë rekomandohet përdorimi i Fashës Bionature Patch Fattore Crescita?

 

Dr. Daniela Mantovani rekomandon një aplikim ditor që zgjat 6-12 orë për të paktën 2 muaj, në rast parandalimi ose rënie të lehtë të flokëve.

 

Ndërsa, nëse përjetoni rënie të tepruar të flokëve ose nëse dëshironi një veprim kundër plakjes (për shembull në periudhën e menopauzës), rekomandohet të zgjasni aplikimin e BIONATURE PATCH FATTORE CRESCITA deri në 8 muaj rresht.

 

Trajtimi me Fasha mund të përsëritet sipas nevojës, edhe disa herë në vit.

 

Cilat janë avantazhet e Fashës?

Më poshtë do të gjeni disa nga avantazhet e Fashave BIONATURE PATCH FATTORE CRESCITA :

– duke qenë transparente dhe jo shumë e dukshme, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për t’u kujdesur për flokët tanë pa e kuptuar;

– nuk ka kundërindikacione të veçanta, me përjashtim të alergjive ndaj përbërësve vegjetalë në të cilët është zhytur ose ndaj lateksit të Fashos. Nuk duhet të përdoret nën 12 vjeç, gjatë shtatzanisë ose të ushqyerit me gji.

– përdorimi i saj është i gjithanshëm, në fakt nuk rekomandohet vetëm si një ndihmës në rënien e flokëve, por edhe si një trajtim për të forcuar flokët veçanërisht ata të hollë dhe atonik ose si një suplement alternativë ndaj marrjes nga goja të një suplementi, veçanërisht nëse vuani nga dhimbja e stomakut;

– Falë Urtica Dioica-s (hithrës), funksionon edhe si rregullues i sebumit dhe ndihmon për të mbajtur lëkurën e kokës të pastër dhe flokët më të plotë dhe më voluminoz;

– është gjithashtu e dobishme në rast të hiperhidrozës për të luftuar hollimin e flokëve që shkakton vetë anomalinë;

– është veçanërisht i përshtatshëm për gratë në menopauzë për veprimin e tij kundër plakjes.

 

Si ta bëjmë më efikas një Trajtim Ndihmës kundër rënies së flokëve?

Për të përfituar efikasitetin më të mirë nga një Trajtim kundër rënies së flokëve, sidomos kur ai është i tepruar, rekomandojmë kombinimin e BIONATURE PATCH FATTORE CRESCITA ( FASHË STIMULUESE KUNDËR RËNIES SË FLOKËVE BIONATURE) me një trajtim intensiv ose parandalues ​​me produkte specifike që funksionojnë në sinergji si BIONATURE 60 DAYS HOME TREATMENT (TRAJTIM SHTËPIAK 60 DITOR BIONATURE) ose BIONATURE TRATTAMENTO PROGRESSIVO (TRAJTIM PROGRESIV BIONATURE).

Top Img back to top