FLOKË TË BRISHTË DHE DËMTUAR? ZBULONI SI T'I FORCONI NË DIMËR

Zgjidhje për t’i bërë flokët e brishtë më të fortë dhe më elastikë

Që nga kohërat e lashta, flokët kanë luajtur gjithmonë një rol themelor në historinë e njerëzimit si një simbol i fuqishëm i personalitetit, bukurisë, forcës dhe sensualitetit. Kur flasim për mbrojtjen e flokëve, shpesh i referohemi sezonit të verës, kur nxehtësia e tepërt, klori dhe kripa e detit perceptohen si shkaktarët kryesorë të flokëve të dëmtuar, pa dendësi dhe të brishtë. Në të vërtetë, nëse flokët nuk kurohen dhe mbrohen në mënyrë adekuate, edhe gjatë stinës së dimrit ato mund të dëmtohen, duke rezultuar në flokë të zbehtë, joelastik dhe pa fibra. Njohja e stinëve të ndryshme dhe identifikimi i faktorëve kryesorë që mund të ndikojnë në bukurinë e flokëve tanë bëhet thelbësore në mënyrë që t’i mbrojmë ato nga dëmtimet duke ruajtur integritetin e tyre me kalimin e kohës.

Produktet me bazë Keratinën Vegjetale, Ujë të Vitalizuar dhe Vajra Esencialë kundër mykut, si Vaji Tea Tree dhe Aloe Vera,  janë aleatë të çmuar bukurie për flokë të shëndetshëm, me shkëlqim dhe plot jetë. Zbuloni shkaqet kryesore të flokëve të dëmtuar në dimër, si të merrni masat e duhura paraprake për t’u kujdesur për ato dhe Hair Care Routine-ën( Rutinën e Përkujdesjes ndaj Flokëve) perfekte të krijuar për t’i mbrojtur, ushqyer dhe rigjallëruar ato.

 

Cilat janë karakteristikat e flokëve të brishtë, të dëmtuar dhe joelastik?

Janë të copëtuar dhe me maje të çara

Ngjyra është e zbehtë, me pak shkëlqim

Janë të fryrë dhe të ashpër në prekje

Janë patonalitet, të sheshtë dhe pa volum

Janë jashtëzakonisht të brishtë dhe të vështirë për t’u menaxhuar

 

Lajmi i mirë është se, duke përdorur produkte specifike dhe duke zbatuar kurat të duhura, është e mundur të ruani bukurinë e flokëve tuaj duke i  ato ruajtur të shëndetshëm, të fortë dhe me shkëlqim me kalimin e kohës.

6 kura për flokët e brishtë dhe të dëmtuar në dimër

6 kurat që do t’iu propozojmë do të jenë të dobishme si për Hair Care Routine-ën (Rutinën e Përkujdesjes ndaj Flokëve) për flokët e brishtë, të dëmtuar dhe të dredhur, ashtu dhe për Hair Care Routine-ën parandaluese për të shmangur dobësimin e tyre përpara ose pas një trajtimi teknik të kryer në sallon.

 

  1. PËRDORNI TRAJTIMET ME BAZË FITOKERATINE

PROBLEMI:

I ftohti, era, lagështia dhe ndryshimet e papritura të temperaturës për shkak të zhvendosjeve të ndryshme nga ambientet e mbyllura në ato të hapura mund të kenë një ndikim të fortë në bukurinë e flokëve tanë. Për shkak të temperaturave të ftohta, flokët e trajtuar bëhen të dredhur, të brishtë, të padisiplinuar dhe të zbehur, ndërsa flokët e hollë humbasin volumin dhe tonin.

 

ZGJIDHJA:

Të paktën një herë në dy javë, kryeni një trajtim përforcues me bazë Fitokeratine dhe Vajrash Esencialë, si Bionature Rituale Benessere (Ritual Mirëqënie Bionature).

Brenda trajtimit do të gjeni BIONATURE OLIO CHERATINIZZANTE (VAJ KERATINIZUES BIONATURE), një vaj me bazë Fitokeratine i aftë të ushqejë në thellësi kërcellin dhe ta fryjë atë nga brenda. Me këtë lloj trajtimi ju do të normalizoni gjithashtu  efektin elektrostatik të shkaktuar nga era dhe lagështia, duke i dhënë strukturë dhe forcë së flokëve tuaj.

Dallimi midis keratinës shtazore dhe vegjetale? Qëndron në peshën molekulare: keratina vegjetale ka një peshë molekulare më të ulët se keratina shtazore, depërton më lehtë në flokë dhe është më efikase.

 

  1. PËRDORNI NJË SHAMPO ME EFEKT KELATUES DHE MASKË RISTRUKTURUESE

PROBLEMI:

Sidomos për ata që jetojnë në qytet, ndotja e ajrit dhe smogu janë ndër shkaqet e para të flokëve të brishtë dhe të ashpër si kashta. Pluhurat e imët mund të vendosen në flokët dhe skalpin tonë duke shkaktuar irritim të bezdisshëm dhe skuqje , si dhe një skalp më të ndotur dhe më të rëndë.

 

ZGJIDHJA:

Zgjidhni Shampo delikate me një efekt kelues me bazë Vaji Tea Tree dhe Aloe Vera si BIONATURE SHAMPOO USO FREQUENTE( SHAMPO PËR PËRDORIM TË SHPESHTË BIONATURE). Kjo lloj shampoje përthith pluhurat e imët dhe, falë Vajit Tea Tree dhe Aloe Verës, ka një veprim të veçantë antimykotik dhe antibakterial në lëkurën e kokës.

Pas larjes me shampo, mos harroni të aplikoni një maskë ristrukturuese me bazë  vajrash esencialë elastifikues, përforcues dhe mbrojtës si Olio Essenziale di Bergamotto (Vaji Esencial i Bergamotit), Aloe Vera dhe Serenoa Repens. BIONATURE MASCHERA ACIDIFICANTE (MASKËN ACIDIFUESE BIONATURE) që janë produktet e duhura për ju. Maska u jep flokëve një shtresë të lehtë mbrojtëse për një efekt të mëndafshtë afatgjatë, hidraton me delikatesë kërcellin, duke i dhënë shkëlqim dhe butësi.

 

  1. PËRDORNI GJITHMONË UJË TË VAKËT APO TË FTOHTË

 

PROBLEMI:

Gjatë dimrit, të gjithë dëshirojmë një banjë të nxehtë me ujë shumë të nxehtë. Por,uji që është shumë i nxehtë, zbehë ngjyrën e flokëve dhe shkatërron elastinën. Në këtë mënyrë flokët do të jenë më të prirur ndaj thyerjes dhe dobësimit.

 

ZGJIDHJA:

Pastroni dhe shpëlani flokët me ujë të vakët. Nëse e kanë humbur elasticitetin e tyre, aplikoni çdo ditë BIONATURE LOZIONE MINERALIZZANTE ( LOCIONIN MINERALIZUESE BIONATURE). Ushqyes dhe rimineralizues, ky locion rikthen elasticitet dhe dendësi të jashtëzakonshme të gjitha llojeve e flokëve, veçanërisht flokëve të hollë. Me një veprimdisiplinues,  kundër dredhjes dhe kundër lagështirës,  përmban Fitokeratinë Kërpi dhe Orizi.

 

  1. PËRDORNI HIGJENIZUES SPECIFIK DHE KAPELE APO KAPUÇË ME FIBRA NATYRORE

PROBLEMI:

Fijet sintetike mund të përkeqësojnë të gjitha format e irritimit të skalpit duke shkaktuar kruajtje dhe skuqje, si dhe duke i bërë flokët tanë më të ashpër dhe më pak të këndshëm në prekje.

 

ZGJIDHJA:

Zgjidhni të vishni kapele dimërore me fibra natyrore që janë të buta dhe që qëndrojnë jo shumë ngjitur me kokën. Të paktën një herë në javë, higjenizoni lëkurën e kokës me produkte lokale me një veprim antibakterial dhe antimykotik si: BIONATURE ARGILLA DERMOPURIFICANTE (ARGJILË DERMOPASTRUESE BIONATURE) dhe BIONATURE MOUSSE DEPURANTE (SHKUMË PASTRUESE BIONATURE). Në këtë mënyrë, ju do të pastroni dhe lehtësoni çdo irritim të skapit, duke i dhënë flokëve tuaj më shumë volum në rrënjë.

 

  1. APLIKONI GJITHMONË NJË TERMO- MBROJTËS

PROBLEMI:

Për të luftuar efektin e dredhjes tipike të stinës së dimrit, ne shpesh e ekzagjerojmë me përdorimin e pjastrës. Nxehtësia e acidit cisteik të prodhuar nga pjastra dhe mashat për kaçurrelat, mund të dëmtojë në mënyrë drastike fijen e flokut, veçanërisht nëse nuk kemi aftësitë e duhura në përdorimin e këtyre mjeteve. Kutikula e flokëve ngrihet duke i dhënë hapësirë ​​të gjitha substancave ndotëse që të depërtojnë lehtësisht brenda flokëve.

 

ZGJIDHJA:

Mbroni gjithmonë flokët tuaj nga temperaturat e larta duke aplikuar një produkt termo-mbrojtës përpara se t’i thani ose drejtoni flokët. Një termo-mbrojtës i shkëlqyeshëm i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve me bazëë Fitokeratine dhe Vajrash Esencialë është BIONATURE LOZIONE MINERALIZZANTE (LOCIONI MINERALIZUES BIONATURE).

z

  1. NDRYSHONI DIETEN TUAJ DHE ZGJIDHNI SUPLEMENTET E DUHURA

PROBLEMI:

Një dietë pa variacion zinku dhe hekuri mund të shkaktojë flokë të brishtë. Struktura kimike e flokëve përbëhet kryesisht nga: uji, keratina, lipidet, mineralet, pigmentet/melanocitet. Keratina përbëhet nga aminoacide të cilat janë molekula organike që përbëjnë proteinat që kryejnë funksione të ndryshme biologjike. Duke marrë parasysh që shumica e aminoacideve që përbëjnë keratinën i përkasin grupit jo esencial, të ushqyerit korrekt është burimi kryesor i furnizimit.

 

ZGJIDHJA:

Përpiquni të varioni dietën tuaj me ushqime dhe suplemente të bazuara në biotinë, vitamina B, E dhe zink, të cilat në përgjithësi i gjeni në ushqime të tilla si: vaj ulliri ekstra i virgjër i papërpunuar , vaj gruri, arra, drithëra integrale, maja birre, mëlçi, krostace, vezët. Ky lloj ushqimi do të ndihmojë që flokët tuaj të kenë më shumë dendësi dhe strukturë.

Top Img back to top