6 STILIME PËR FESTAT E FUNDVITIT

Modele flokësh në modë për çdo lloj feste: 3 stilime në sallon dhe 3 smart, zgjidhni look-un perfekt për ju!

Dhjetori dhe janari janë muajt më emocionues të vitit, gjatë të cilëve  të argëtoheni duke eksperimentuar me look te rinj, stilime dhe aksesorë chic, për të festuar festat në një mënyrë unike dhe të paharrueshme.

Si një simbol i sharmit dhe joshjes, flokët luajnë një rol themelor gjatë festave. Në fakt, ato mund të bëhen aksesori protagonist i një veshjeje, duke e përmirësuar look-un dhe duke e bërë atë elegant, rock apo të sofistikuar bazuar në personalitetin tonë ose mood-in e momentit: gjithçka mund të varet nga zgjedhja e kujdesshme e modelit të flokëve!

Kemi përzgjedhur 6 modele flokësh për festat e fundvitit, 3 “pro” për t’u bërë në sallon dhe 3 “smart” për t’u bëre vetë, perfekte për të festuar çdo rast në këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme: darkat me kolegë, dreka e Krishtlindjeve, festa e Vitit të Ri, aperitivet me miqtë.

Lëreni veten të frymëzoheni nga 6 look perfektë për festat e fundvitit dhe zbuloni produktet e domosdoshme për një stilim gjithmonë të përkryer!

 

Në sallon apo në shtëpi zgjidhni modelin e flokëve perfekt për pushime

Lajtmotivi i këtyre 6 modeleve të flokëve është shprehja e “personalitetit” që çdo model flokësh duhet të jetë në gjendje të paraqesë. Flokut, si materie, i jepet formë për të nxjerrë në pah karakteristikat e çdo gruaje, por edhe për t’ia vlerësuar nuancat e ndryshme të personalitetit të saj.

Nga efekti më joshës Wet Look tek bishtaleci më i rafinuar i zbukuruar me aksesorë vezullues: zbuloni 6 look të flokëve  në modë  për të qenë protagonistja e këtyre festave.

 

  1. WET LOOK CHIGNON (Look i lagur Topuz )

 

Bëhuni joshës me një efekt Wet Look që nxjerr në pah zonën e syve, duke i dhënë asaj një pamje të sofistikuar dhe misterioze. Ky model flokësh “pro” është i përsosur për një darkë me miqtë dhe kolegët para Krishtlindjeve.

 

Procedura:

1 – Krehni flokët mirë. Izoloni flokët më të shkurtër dhe më të hollë të perimetrit ballor.

2 – Aplikoni xhelin fiksues të  fortë GATE 16 OCEAN GEL STRONG   në të gjithë flokët në sasi të mjaftueshme për të dhënë një efekt të lagësht.

3 – Ndani flokët në qendër deri pas veshit.

4 – Krehni mirë dhe bëni një bishtalec në pjesën e qafës, sigurojeni me një lastik me gremç dhe rrotullojeni rreth vetes për të krijuar një topuz shumë të ngushtë.

5 – Sigurojeni me kapëse të valëzuara të padukshme.

6 – Aplikoni një sasi të mirë dylli ultra të ndritshëm GATE 19 OCEAN AQUA WAX STRONG për të theksuar efektin e lagësht.

7 – Punoni qimet e perimetrit me GATE 16 OCEAN GEL STRONG duke i bërë ato të ngjiten në lëkurën e fytyrës dhe qafës.

8 – Vendosni kapsëset afër njëra tjetrës dhe në kontrast me ngjyrën e flokëve.

 

  1. TORCHON I NDËRTHURUR

 

Stili natyral që pasqyron ëmbëlsinë e momenteve të kaluara me familjen. Një stilim “smart” perfekt për drekën e Krishtlindjeve.

 

Procedura:

1 – Krehni flokët mirë.

2 – Mbroni flokët me termo-mbrojtësin GATE 09 OCEAN THERMO PROTECTOR dhe kaloni mashën për kaçurrela vertikalisht mbi tufat e flokëve me gjerësi 2 cm.

3 – Krijoni një valëzim të butë në të gjithë flokët.

4 – Hapni kaçurrelat me duar të spërkatura me vaj argani ARGANIA SAHARA SECRETS OIL   .

5 – Ndani perimetrin ballor me një thellësi prej afërsisht 2/3 cm.

6 – Vendosni një rreth koke të stolisur.

7 – Merrni një tufë flokësh sipas sasisë që dëshironi, kalojeni mbi rreth, ndajeni përgjysmë dhe rrotulloni dy tufat me njëra tjetrën  duke krijuar një torchon. Në çdo kryqëzim, ushqeni tufën që shkon poshtë në mënyrë që të ngjitet me kokën. Bëni këtë lëvizje nga të dyja anët duke e çuar torchon-in në qendër midis pikës mbështetëse dhe kockës okupitale.

8 – Lidhni dy tufat me një llastik dhe kthejeni nga brenda me gishta dhe sigurojeni me kapëse.

9 – Spërkatni kudo llakun e flokëve GATE 11 OCEAN HAIR SPRAY MEDIUM  për një fiksim perfekt.

 

  1. BISHTALEC I STOLISUR

Thjeshtësia e një bishtaleci të punuar me dorë, të zbukuruar me një fjongo të stolisur për ti dhuruar një rafinim ekstrem. Një stilim ideal “pro” për të festuar natën e Krishtlindjeve.

 

Procedura:

1 – Ndani flokët në qendër deri në mes të veshit.

2 – Krehni flokët drejt shpinës dhe aplikoni dyllin  GATE 18 OCEAN CERA në gjysmën e gjatësisë së tyre për t’i dhënë forme dhe shkëlqim flokëve.

3 – Krehni dhe fiksoni flokët në pjesën e pasme të qafës me një llastik të lidhur  ngushtë i cili do të mbulohet me një tufë flokësh të mbështjellë rreth tij dhe të fiksuar me një kapëse.           4 – Eliminoni elektrizimin duke aplikuar në gjatësitë vajin  ARGANIA SAHARA SECRETS OIL .

5 – Vendosni shiritin e stolisur duke e lidhur në bazën e bishtalecit, duke e rrotulluar derisa të shtrëngohet mirë. Vazhdoni me këtë procedure dhe, në çdo rrotullim, lini një sasi të vogël flokësh jashtë shiritit, derisa shiriti të mbarojë, i cili më pas do të bllokohet dhe do të fshihet me një kapëse. Nëse është e nevojshme, drejtoni gjatësitë me një kalim të shpejtë pjastre.

6 – Shkëlqeni dhe fiksoni bishtalecin me dyllin  GATE 19 OCEAN WAX SRONG.

 

  1. BISHTALEC I SHPUPURISHUR ME DREDHA

Guximi për të shkuar kundër valës, realizimi i një teksture me kaçurrelë pa e rregulluar atë, duke gjetur një forcë tek parregullsia. Një stilim “smart” për Happy Hour-in e Shën Stefanit, në shoqërinë e miqve tuaj më të ngushtë.

 

Procedura:

1 – Krehni flokët me një krehër me fije të buta duke dekonstruktuar kaçurrelat në mënyrë që të mbizotërojë shpupurishja.

2 – Formoni një bishtalec të lartë të tërhequr fort, lyeni dhe fiksojeni me llak flokësh GATE 11 OCEAN HAIR SPRAY MEDIUM.

3 – Aplikoni pluhurin volumizues GATE 25 OCEAN MATT VOLUMIZING POWDER dhe kaloni mbi disa tufa mashën për kaçurrela ose onde , krehni bishtin me krehrin me fije të buta dhe shprishini për t’i dhënë volum mesatar.

4 – Fiksoni të gjtha me spray-n GATE 14 OCEAN ECO SPRAY STRONG.

5 – Vendosni dy kapëse në njërën anë për të dhënë dritë.

 

  1. KAPJE E STILIT KLASIK ME DETAJ AVANTGARDË

Një kapje elegante që nxjerr në pah feminilitetin më të rafinuar, por që në të njëjtën kohë përmban një ngjyrim ekscentrike. Një stilim perfekt “pro” për festën e Vitit të Ri.

 

Procedura:

1 –Krehni flokët dhe spërkatni, në sasi të moderuar, llakun e flokëve GATE 11 OCEAN HAIR SPRAY MEDIUM .

2 – Ndani flokët në tre sektorë: i pari në zonën e tufës, sektori drejtkëndor, gjerësia në mes të vetullave dhe thellësia në mes të veshit .

3 – E dyta: gjerësia nga zona temporale (e tëmthave) e djathtë në zonën temporale të majtë, lartësia gjysma e veshit.

4 – Mbërtheni flokët e mbetur, ato të sektorit të tretë, me një  llastik dhe mbështilleni mbi një dredhje, duke u kujdesur që t’i fiksoni mirë në pjesën e pasme të qafës me kapëse me onde e të padukshme  dhe aplikoni llakun e fortë ekologjik të flokëve GATE 14 OCEAN ECO SPRAY STRONG.

5 – Vazhdoni të punoni me sektorin e dytë, mbështillni fijet rreth vetes në mënyrë që të formojnë një dizajn të valëzuar dhe fiksojini ato me spray-n GATE 14 OCEAN ECO SPRAY STRONG.

6 – Në sektorin e tretë, krijoni një gjysmë banane me majën e lirë për të mbuluar ballin, fiksoni me spray-n  GATE 14 OCEAN ECO SPRAY STRONG dhe shkëlqejini flokët me spray-n shkëlqyes GATE 15 OCEAN SHINE SPRAY.

 

  1. GËRSHET I BUTË FRANCEZ

Elegancë dhe thjeshtësi, duke nxjerrë në pah teksturën kaçurrele pa e shtrembëruar atë. Një stilim “smart” ideal për drekën e Epifanisë.

 

Procedura:

1 – Mbroni flokët me mbrojtësin ndaj nxehtësisë GATE 09 OCEAN THERMO PROTECTOR dhe përcaktoni teksturën me një mashë për kaçurrela të kaluar mbi disa tufa vertikalisht me një lëvizje spirale.

2 – Filloni nga ana e kundërt e rënies së tufës dhe krijoni një gërshetë franceze pa vendosur asnjë tërheqje.

3 – Gërshetoni deri te veshi i anës së kundërt të fillimit.

4 – Sigurojeni me një llastik që do të fshihet duke mbështjellë një tufë të vogël flokësh të bishtalecit.

5 – Fryni flokët e lëshuar me duar dhe aplikoni llakun e flokëve GATE 11 OCEAN HAIR SPRAY MEDIUM për t’i dhënë shkëlqim dhe stabilitet.

6 – Vendosni një rreth koke të stolisur .

Top Img back to top