10 IDE DHURATASH BUKURIE PËR FESTAT E FUNDVITIT TË FRYMËZUARA NGA NATYRA

Gjeni dhuratën perfekte të Krishtlindjes mes seteve të personalizuara të Emmebi Italia

Cilësi, thjeshtësi, mirëqenie dhe unike: këto janë elementët thelbësorë për një dhuratë të përsosur, të dobishme dhe të veçantë për Krishtlindje.


Në raste të rëndësishme si Krishtlindjet, të befasosh ata që do me dhurata të personalizuara e të rafinuara që vlerësojnë bukurinë autentike, është mënyra më e mirë për t’i bërë njerëzit që na interesojnë më shumë të ndihen të veçantë.

Secili prej nesh është si një flok dëbore, jashtëzakonisht i ndryshëm në mënyrën e vet, i cili meriton të vlerësohet, çmohet dhe urohet me dhurata unike dhe të realizuara enkas, siç janë 10 Setet tona Dhuratë për Krishtlindje, të krijuara për çdo nevojë.

Ritualet e Bukurisë për flokët, fytyrën dhe trupin të pasuruar me Ekstrakte Bimore dhe Vajra Esencialë të çmuar, Setet elegante të Dhuratave të Krishtlindjeve Emmebi Italia janë dhurata perfekte për miqtë, familjen dhe kolegët.


Si të zgjidhni Setin e përsosur të Dhuratave për Krishtlindje? Lexoni udhëzuesin tonë!

 

1. PËR FLOKË ME SHKËLQIM DHE TË PLOTË

Të formuluara me Jargë Kërmilli, Beauty Experience Home Products i japin dendësi, vëllim dhe energji të gjitha llojeve të flokëve, veçanërisht flokëve të zbehur, të thatë dhe të brishtë. Një ide dhuratë luksoze, elegante dhe e rafinuar për të dashuruarat me produktet Premium me bazë përbërësish të çmuar për përkujdesjen ndaj lëkurës.

Beauty Experience Home Products (Produktet Shtëpiake Beauty Experience) përbëhen nga:

1 x Beauty Experience Nutry Care Shampoo 300 ml – Shampo për rimbushjen të menjëhershme te flokut;
1 x Beauty Experience Nutry Care Mousse Cream – Krem flokësh pa shpërlarje rimbushëse dhe volumizuese të menjëhershme.

2. PËR FLOKË TË LYER DHE ME SHKËLQIM

Seti i përsosur Dhuratë për t’i dhënë shkëlqim flokëve të lyer ose të trajtuar. Pro Hair Kit Colore Luminoso ( Seti Pro Hair Bright Color) përmban formulime me pH acid dhe përbërës aktivë ristrukturues me veti antioksiduese që forcojnë fibrën e flokëve, në mënyrë që të garantojnë një rezultatin më afatgjatë të mundshëm dhe flokë më të shëndetshëm e më të gjallë.

Pro Hair Kit Colore Luminoso përbëhet nga:

1 x Zer035 Pro Hair Purifying Shampoo Phase 1 (Zer035 Pro Shampo për pastrimin e flokëve Faza 1) 250 ml – Shampo Fiksuese me pH 4,5, për flokë të lyer ;
1 x Zer035 Pro Hair Sealing Mask Faza 2 (Zer035 Pro Maskë fiksuese e flokëve Faza 2)200 ml – Maskë fiksuese me pH 3,5 për flokë të lyer;
1 x Zer035 Pro Hair Rebalance Spray Faza 3 (Zer035 Pro Spay për ribalancimin e flokëve Faza 3)150 ml – Spray balancues me pH 4.0 për flokë të lyer.

 

 

3. PËR FLOKË BIONDE

Keni flokë bjonde apo të dekoloruara? Ky set dhuratë do t’i bëjë flokët e saj me shkëlqim, të hidratuar, të butë dhe të ristrukturuar. Seti Be Blonde Biondi Luminosi (Bëhu Bionde për Bionde me Shkëlqim) përmban produkte të formuluara me Acid Hialuronik, Pleks, Koenzimë Q10, Kolagjen të Hidrolizuar, Ferment tëRrrënjëve të Rrepkës dhe Pigment kundër ngjyrës së verdhë, në gjendje të ruajnë integritetin e ngjyrës me kalimin e kohës, duke i mbajtur flokët të shëndetshëm dhe të mbrojtur.

Seti Be Blonde Bright Blonde  përbëhet nga:

1 x Be Blonde Silver Shine Mild Shampoo 250 ml – Shampo delikate shkëlqyese specifike për flokë bjonde, të decoloruara ose gri;
1 x Be Blonde Silver Shine Anti-Yellow Mousse 200 ml – Shkumë Kondicionuese specifike për flokë bjonde, të çelura ose gri;
1 x Be Blonde Silver Shine Infusion Cream 150 ml – Krem shkëlqyes termo-mbrojtës specifik për flokë bjonde, të decoloruara ose gri.

 

4. PRODUKTET VEGANE TË FLOKËVE

Set dhuratash Vegane për ata që janë të dashuruar me botën fito-holistike dhe të ekstrakteve më të mira botanike. I krijuar për pastrimin dhe hidratimin e përditshëm të të gjitha llojeve të flokëve,  Bionature Kit Benessere Quotidiano (Seti Bionature për mirëqënien e Përditshme) ristrukturon flokët më të brishtë dhe më të holluar, duke i bërë të fortë dhe me trup të plotë.

Seti Bionature Kit Benessere Quotidiano (Seti Bionature Mirëqënie e Përditshme)përbëhet nga:

1 x Shampo Bionature Frequent Use 250 ml – Shampo delikate dhe volumizuese për përdorim të përditshëm;
1 x Bionature Maschera Acidificante 200 ml – Maskë ristrukturuese për flokë të trajtuar dhe natyral

5. PËR FLOKË TË DREJTË DHE TË MBROJTUR

Dëshironi flokë të drejtë, apo shumë të drejtë dhe a jeni një “e dashuruar me pjastrën”? Ky set është perfekt! I formuluar me Vaj Argani, Argania Kit Lisciante Progressivo (Seti Drejtues Progresiv Argania)) është një trajtim kozmetik gjithnjë e më shume të drejtë progresiv për flokë gjithnjë e më të lëmuar, të shëndetshëm, të mbrojtur, të shkëlqyeshëm dhe të riparuar me kalimin e kohës.

Set Drejtues Progresiv Argania përbëhet nga:

1 x Argania Sahara Secrets Shampoo 50 ml – Shampo hidratuese me pH me aciditet të balancuar e përshtatshme për çdo lloj floku edhe për trupin;
1 x Argania Sahara Secrets Mask 50 ml – Maskë ushqyese dhe hidratuese, ndihmon për të ruajtur kërcellin të ri, elastik dhe vital, duke rritur shkëlqimin e flokëve;
1 x Argania Sahara Secrets Oil 50 ml – Vaj për flokë rregullues, elastik, hidratues dhe shkëlqyes, ideal edhe për lëkurën;
1 x Argania Sahara Secrets Hair Lifting 50 ml – Spray Drejtues Kozmetik Progresiv me qëndrueshmëri të gjatë.

 

6. PËR PËRKUJDESJEN E MJEKRËS

Ide dhuratë për meshkujt që pëlqejnë të kujdesen për mjekrën e tyre me produkte me bazë Vajrash Esencialë dhe Ekstrakte Bimore me fuqi hidratuese, shkëlqyese dhe zbutëse. Dy produktet e Gate Man Kit Barba Perfetta (Setit Mjekër Perfekte e Gate Man) funksionojnë për ta mbajtur mjekrën të pastër, të butë, të trashë dhe të hidratuar.

Gate Man KitBarba Perfetta(Seti Mjekër Perfekte e Gate Man) përbëhet nga:

1 x Gate Man Beard Shampoo 150 ml – Shampo për mjekër për përdorim të përditshëm e krijuar për larjen delikate të fytyrës dhe mjekrës;
1 x Gate Man Beard Oil 50 ml – Vaj për përdorim të përditshëm i krijuar për të zbutur dhe për t’i dhënë shkëlqim mjekrës, duke garantuar hidratim të përkryer të lëkurës.

 

7. PËR NJË RRUAJTJE PERFEKTE

Set dhuratash për rruajtjen perfekte, ideale për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato më të ndjeshmet. I pasuruar me përbërës natyralë me një fuqi të lartë qetësuese dhe hidratuese, Gate Man Kit Rasatura Perfetta Shaving Kit (Seti për një rruajtje perfekte Gate Man)siguron një pamje të freskët, të kuruar dhe të parfumuar … provojeni me një puthje!

Gate Man Kit Rasatura Perfetta (Seti Rruajtje Perfekte Gate Man)përbëhet nga:

1 x Gate Man Fluid Shaving Cream 150 ml – Krem rroje i lëngshëm, relakson lëkurën dhe i bën qimet më të buta, duke i bërë ata më të ndjeshëm dhe rrëshqitshëm ndaj tehut gjatë procesit të rruajtjes;
1 x Gate Man After Shave Balm 100 ml – Krem qetësues dhe hidratues pas rroje,i lehtëson ndjeshëm irritimet.

8. PËR FLOKË KAÇURRELA TË FORMËSUARA

Flokë kaçurrela të padisiplinuara? Seti i dhuratave Gate Ocean Kit Ricci Definiti (Seti për Flokë Kaçurrela të Formësuara) është një ritual i vërtetë i plotë bukurie për t’i bërë flokët kaçurrelë të formësuar, të butë, të hidratuar, të shndritshëm dhe elastik për një qëndrim afatgjatë . Formulëme bazë Algash Marine të Oqeanit dhe Superfoods.

Gate Ocean Kit Ricci Definiti (Seti për Flokë Kaçurrela të Formësuara) përbëhet nga:

1 x Gate Wash Ocean 32 Curly Shampoo 250 ml – Shampo kundër elektrizimit për flokë kaçurrela, ringjall kaçurrelat, i lë flokët të butë dhe me shkëlqim;
1 x Gate Wash Ocean 43 Treated Hair Mask 200 ml – Maskë specifike për flokët e trajtuar, plotëson veprimin ristrukturues të nisur me shampon oqean;
1 x Gate Wash Ocean 50 Spray Leave-In 125 ml – Balsam i lehtë me spërkatje, pa shpërlarje, zgjidh flokët duke e bërë më të lehtë krehjen dhe duke reduktuar kohëzgjatjen e këtij procesi;
1 x Gate 04 Ocean Definer Curls 200 ml – Lëng modelues për flokë kaçurrela me një veprim shkëlqyes dhe kundër elektrizimit.

 

9. PRODUKTET PËR PËRKUJDESJEN E LËKURËS DHE TË FLOKËVE ME JARGË KËRMILLI

Beauty Experience Mini Anti-Age Kit (Seti Mini Anti-Age Beauty Experience)është një ide dhuratë “mini” me produkte për fytyrën dhe flokët e formuluar me Jargë Kërmilli. Këto produkte janë ideale për të ushqyer dhe hidratuar thellësisht fytyrën dhe flokët. I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve dhe të lëkurës.

Mini Kit Anti-Age përbëhet nga:

1 x Beauty Experience Nutry Care 10 në 1 60 ml – Maskë shumëfunksionale me spërkatje pa shpërlarje;
1 x Beauty Experience Nutry Care Face Mask (Maskë për Përkujdesjen dhe Ushqyerjen e Fytyrës Beauty Experience) – Maskë fytyre në pëlhurë me efekt “lifting”;
1 x Beauty Experience Nutry Care Face Cream 15 ml – Krem hidratues për fytyrën për përdorim të përditshëm.

 

10. PËR FLOKË TË SHKURTRA

Gate Ocean Kit Styling (Set Stilues Gate Ocean) është dhurata ideale për të krijuar një stil unik dhe të personalizuar, perfekt për flokë të shkurtër.

Të gjitha produktet janë të pasuruara me përbërës aktivë me origjinë detare me një veprim modelues, hidratues, shkëlqyes dhe mbrojtës nga agjentët e jashtëm.

Gate Ocean Kit Styling (Seti Stilues Gate Ocean) përbëhet nga:

1 x Gate 18 Ocean Ceragel 200 ml – Lëng modelues që kombinon kontrollin fleksibël të dyllit me fuqinë fiksuese të xhelit;
1 x Gate 11 Ocean Hair Spray Medium 100 ml – Llak flokësh Spray me fiksim mesatar-të fortë;
1 x Gate 25 Ocean Matt Volumizing Powder 8 g – Pluhur Volumizues me efekt mat.

Pse të blini Setet e dhuratave për Krishtlindje Emmebi Italia?


1. Të thjeshtë dhe elegante: me setet tona, ju do të merrni një çantë kartoni kafe të zbukuruar me një shirit të artë të personalizueshëm me një mesazh të veçantë për marrësin;
2. Të dobishme dhe të pështatshme: produktet janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe janë të ideuara për të përmbushur çdo nevojë;
3. Made in Italy: ne privilegjojmë lëndët e para dhe furnizuesit italianë, zgjedhim cilësinë dhe zgjedhim të mbështesim vendin tonë të përbërë kryesisht nga artizanë të vegjël.
4. Të frymëzuar nga natyra: të gjitha produktet përmbajnë përbërës aktivë me origjinë natyrale dhe të zgjedhur me kujdes . Ne jemi të frymëzuar nga biodiversiteti i Tokës, pastërtia e përbërësve të saj dhe shumëllojshmëria e jashtëzakonshme e formave të jetës që e bëjnë planetin tonë unik.

Top Img back to top