FLOKËT NË VERË: 6 KËSHILLA PËR TË PASUR FLOKË TË BUKUR DHE TË SHËNDETSHËM

Ashtu si lëkura, edhe flokët gjatë verës kanë nevojë për mbrojtje nga nxehtësia, klori dhe kripa për të parandaluar tharjen, zbehjen dhe thyerjen e tyre.

Në Emmebi Italia besojmë se kujdesi dhe bukuria e flokëve nuk duhet të shkojnë kurrë me pushime dhe për këtë arsye i kërkuam Alberto Calabria-s, Educational Manager Emmebi Italia, të ndajë me ne këshillat më të mira për t’i pasur flokët të bukur dhe të shëndetshëm edhe gjatë verës.

1. MAGAZINONI HIDRATIM

Flokët në verë kanë nevojë për hidratim maksimal sidomos nëse janë të lyer apo të dekoloruar. Përveç hidratimit të flokëve në rutinën tuaj të përkujdesjes ndaj flokëve (KËTU DO TË GJENI ATË QË JU REKOMANDOJMË PËR FLOKËT TUAJ GJATË VERËS), ju këshillojmë që të “magazinoni hidratim” me një Trajtim Super Hidratues në Sallonet tuaja të besuara Emmebi Italia ( KËRKONI KËTU).

2. MBROJTJE, MBROJTJE, MBROJTJE

Mbroni gjithmonë flokët tuaj nga nxehtësia, radikalet e lira dhe rrezet UV duke vendosur një kapele ose fasha. Në këtë mënyrë, ju do t’i ndihmoni ata që të ruajnë hidratimin e tyre natyral dhe të ruajnë ngjyrën e tyre (natyrale ose kozmetike).

Gjatë pushimeve ose pranë pishinës, ju këshillojmë të aplikoni produkte të posaçme si shampo, maska dhe spray për diellin të Beauty Experience, të disponueshme në SALLONET EMMEBI ITALIA. Këto produkte, të formuluara me përbërës aktivë të çmuar si Ekstrakti i Jargës së Kërmillit dhe Gjalpi Moabi, pastrojnë flokët duke eliminuar mbetjet e kripës dhe klorit, japin hidratim dhe shkëlqim dhe mbrojnë nga nxehtësia, duke i lënë flokët të pa ngatërruar, elastikë dhe me shkëlqim.

3. PREFERONI STILE TË LIRSHME

Shmangni stresimin e flokëve tuaj me bishtalecë shumë të ngushtë, më mirë bëni një bishtalec të ulët ose lidhini me gërsheta të lirshme.
Për shkak të diellit, flokët gjatë verës priren të humbasin elasticitetin e tyre dhe stilimet shumë të ngushta i stresojnë më tej flokët (NË KËTË ARTIKULL DO TË GJENI 6 IDE MODELESH VERORE PËR FLOKË KAÇURRELA DHE TË DREJTË)


Nëse keni flokë me onde ose kaçurrela, përdorni lëngun modelues GATE 04 OCEAN DEFINER CURLS me Keratinë Bimore dhe Alga Deti i cili siguron hidratim dhe, në të njëjtën kohë, i formëson kaçurrelat . Aplikojeni dhe lërini flokët të thahen në ajër ose me difuzor.
Nëse ju pëlqejnë flokët e butë dhe të dendur, ju rekomandojmë kremin mbrojtës me Kolagjen Detar, GATE 02 OCEAN SPA THERAPY CREAM. Aplikojeni në flokë të tharë me peshqir, krehini dhe thajini me tharëse flokësh OSE në ajër.
Nëse dëshironi flokë shumë të drejtë, aplikoni mbrojtësin ndaj nxehtësisë GATE 09 OCEAN THERMO PROTECTOR me Ekstrakt Plankton-i në flokë të lagur ose të thatë. Ky produkt krijon një film mbrojtës rreth kërcellit duke e mbrojtur atë nga agjentët e jashtëm dhe duke krijuar një efekt memorizues të krehjes.

4. PËRPIQUNI TË MOS I KRIHNI SHUMË FLOKËT

Në verë, flokët priren të thyhen lehtësisht, veçanërisht nëse janë të thatë dhe jo shumë elastikë. Shmangni krehjen e tepërt të flokëve dhe, nëse është e mundur, përdorni një furçë druri e cila është më delikate dhe antistatike.

5. MERRNI NJË SUPLEMENT MINERALESH

Flokëve në verë u mungon hidratimi dhe mineralet. Një herë në javë, ju rekomandojmë të merrni një suplement mineralesh me maskën e lëngshme BEAUTY EXPERIENCE OIL SPRAY: një formulë me Ekstrakt Jarge Kërmilli që i ripërtërin flokët në thellësi, duke i dhënë elasticitet dhe dendësi. Lëreni të veprojë për 3 deri në 5 minuta përpara se ta shpëlani.

6. RELAKSOHUNI!

Relaksimi nga tensionet e përditshmërisë sjell edhe shumë përfitime për bukurinë e flokëve tuaj. Në fakt, një skalp më pak i kontraktuar dhe i relaksuar i lejon flokëve të rifitojnë volumin dhe shkëlqimin e tyre natyral.

Në këtë verë 2023, Emmebi Italia do t’ju shoqërojë në një përvojë bukurie të ndërgjegjshme me promovimin e produkteve diellore Beauty Experience Sun dhe aksesin në Mindfulness Summer Vibes të krijuara me markën YA.BE Beauty.

Top Img back to top