- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Ruajtja e nuancës së biondes që përftohet në sallon është e vështirë, por me këto këshilla do të kuptoni se si të hiqni të verdhën nga flokët biondë natyralë apo të lyer.
Trajtimet e shpeshta dekoloruese dhe zbardhuese i bëjnë flokët bjondë më të hollë, më të brishtë dhe më delikate, dhe për këtë arsye më të ekspozuar ndaj agresioneve mekanike dhe mjedisore.
Për të luftuar këtë “betejë” të zakonshme për ju që i keni flokët biondë natyralë, të dekoloruar apo me zbardhje, arma më e mirë është të zgjidhni produktet nga linja Be Blonde Silver Shine, të aftë qoftë të neutralizojnë efektin e verdhë falë pigmentit vjollcë të futur në formulë, qoftë të ristrukturojnë dhe shkëlqejnë fibrën e flokëve me përbërësit aktivë si Plex-i, Acidi Hialuronik, Kolagjeni dhe Koenzima Q10.
Çfarë e shkakton të verdhën në flokët biondë natyralë apo të lyer?
Për të mposhtur armikun, së pari duhet ta njohësh atë.
Shkaqet e zverdhjes së flokëve biondë janë të shumtë dhe përfshijnë si shërbimin e dekolorimit në sallon ashtu edhe aspektet e përditshmërisë sonë.
Nëse nuk jeni bjonde natyrale, me siguri e dini se për të marrë këtë ngjyrë duhet të aplikoni një dekolorues që të mund të zbardhë ngjyrën tuaj natyrale deri në nuancën e dëshiruar të bjondes.
Megjithatë, në shumicën e rasteve, dekolorimi nuk arrin të heqë plotësisht të gjithë melaninën që përmban ngjyra natyrale dhe është pikërisht kjo mbetje melanine që, me kalimin e kohës, do t’i japë flokëve tuaj bjonde refleksin e padëshiruar të verdhë (ose portokalli).
Përveç këtij faktori, ka edhe shkaqe të tjera që përjetojmë çdo ditë si:
Nëse nuk kujdeseni siç duhet për flokët tuaj bjondë, të gjithë këta faktorë me kalimin e kohës jo vetëm që do t’i bëjnë ato më të verdhë, por edhe më të hollë, të thatë dhe pa jetë.
Si të hiqni të verdhën nga flokët biondë natyralë apo të lyer?
Për të hequr të verdhën nga flokët biondë dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshëm, të butë dhe me shkëlqim me kalimin e kohës, zgjidhja perfekte kërkon:
1) NË SALLON
çdo dy javë, rezervoni Trajtimin Neutralizues Kundër së Verdhës Be Blonde Silver Shine në sallonin tuaj të besuar Emmebi Italia.
2) NË SHTËPI
Përdorni produkte specifike për biondet dhe kundër së verdhës në rutinën tuaj të përkujdesjes ndaj flokëve, si ato të rekomanduara në Rutinën e Mirëmbajtjes Kundër së Verdhës Be Blonde Silver Shine.
Rutina perfekte e Mirëmbajtjes Be Blonde Silver Shine Kundër së Verdhës
Kjo rutinë përbëhet nga tre produkte profesionale Be Blonde Silver Shine të krijuara posaçërisht për t’u kujdesur për flokët bjondë çdo ditë:
SILVER SHINE MILD SHAMPOO : shampo delikate dhe e balancuar në mënyrë perfekte për të larë dhe rregulluar flokët bjonde, të dekoloruara, të thinjura ose të bardha;
SILVER SHINE ANTI YELLOW MOUSSE : shkumë kondicionuese që neutralizon reflekset e verdha dhe e bën më të lehtë krehjen;
SILVER SHINE INFUSION CREAM: kremi shkëlqyes termo-mbrojtës që mbron flokun nga nxehtësia gjatë tharjes, duke i lënë flokët të butë, të mëndafshtë dhe me shkëlqim.