EMMEBI ITALIA FESTON 30 VJETORIN NË KOPERTINËN E YOU MAGAZINE

Cilat sekrete fshihen pas suksesit të Emmebi Italia? Për 30 vjetorin e kompanisë sonë, You Magazine interviston themeluesit dhe na dedikon kopertinën.

Cilët janë përbërësit magjikë që e bëjnë një kompani, në dukje si shumë të tjera, një realitet fitues dhe një emblemë përsosmërie?

Padyshim ngritja mbi rrënjë të thella, sot gjithnjë e më të pazankonta,  vlerash dhe pikash të forta: që nga miqësia deri te pasioni madje edhe deri te koherenca e vazhdueshme me një ide thjeshtësie dhe diversifikimi. Një bashkim solid, lidhësi i të cilit përbëhet nga puna e fortë në ekip, konfrontimi i vazhdueshëm, eliminimi i hierarkive të pakuptimta të pushtetit.

 

Adriano dhe Fabio, ortakë themelues të Emmebi Italia, flasin për revistën You

 

 

Adriano Vecchi dhe Fabio Ricci i përgjigjen kësaj pyetjeje gjatë një bisede me redaksinë e revistës You Magazine, e cila në këtë numër i kushton Emmebi Italia-s një kopertinë të dyfishtë dhe një insert me disa faqe ku tregohet historia jonë e bukur. Adriano dhe Fabio, pronarë dhe ortakë themelues të Emmebi Italia-s, prej gati 50 vitesh ndajnë një miqësi të madhe dhe prej më shumë se 30 vitesh një pasion energjik për botën e përkujdesjes ndaj flokëve, gjë që i çon ata në një moment kyç në vitin 1990: themelimin e një marke të tyre, të shtyrë edhe nga vullneti për të kultivuar diversitetin, duke nxjerrë në pah bukurinë autentike të njerëzve përmes krijimit të linjave unike profesionale të frymëzuara nga gjëja më e bukur dhe autentike që kemi në këtë botë… natyra.

Në bazë të gjithçkaje, mbi të gjitha dëshira për të ndjekur një ëndërr për dallim, e cila më pas përkthehet në një projekt konkret: garantimi i cilësisë dhe profesionalizmit maksimal në botën e parukerisë, pa hequr dorë nga cilësia e përbërësve natyralë dhe qëndrueshmëria e tyre.

Një pasion që bëhet, në punën e përditshme, një himn i vërtetë i jetës, faktori “X” që përfaqëson ndryshimin, të qënit unik. Si një yll polar që drejton kompaninë, në rrugëtimin e saj për të pushtuar një sukses që nuk matet në terma ekonomikë (jo vetëm), por që përfaqëson një fitore të përbashkët me të gjithë protagonistët e kësaj bote.

 

Sfida e vërtetë e Emmebi Italia ka qenë  përballja me tendencat dhe homogjenizimet e rrënjosura, për të rritur diversitetin ditë pas dite. Edhe pse shpesh ajo që nuk është e ngjashme me ne mund të na trembë, në realitet janë vetëm dallimet ato që përbëjnë pasurinë e vërtetë dhe që krijojnë heterogjenitetin. Të cilat e bëjnë çdo gjë, sado e vogël dhe e thjeshtë që të jetë, unike dhe interesante.

Dhe është pikërisht në harmoninë e përsosur mes diversiteteve që bota ngrihet, riprodhohet, qëndron në tension dhe mbi të gjitha… jeton.

30 VITE SUKSESE

Kështu, për të festuar 30 vitet e përkushtimit dhe sukseseve të thjeshta dhe të jashtëzakonshme, Adriano dhe Fabio tregojnë për veten e tyre në YOU (revistën kushtuar ekskluzivisht sektorit të parukierisë) duke përshkruar, jo pa emocione, atë botë që e duan aq shumë dhe nga e cila çdo ditë nxjerrin limfën jetësore për të ndjekur ëndrrat, objektivat, arritjet… dhe mbi të gjitha bukurinë e vërtetë.

Në këto faqe ata flasin për gjërat e bëra vetë, për vlerat e mëdha si miqësia, respekti dhe pasioni, arritjet e shumta të fituara me mund, qasjen e gjelbër që na dallon në çdo aspekt, marrëdhëniet me vendet e huaja dhe projektet e ardhshme.

Përveç kopertinës dhe faqeve të historisë kushtuar Kompanisë, revista i ka rezervuar gjithashtu një hapësirë ​​të rëndësishme dy nga linjave tona kryesore: nga njëra anë, risisë së BEAUTY EXPERIENCE, me përbërësin aktiv të çmuar natyror të Jargës së Kërmillit, dhe nga ana tjetër BIONATURE-s, me filozofinë që përfshin kozmetikën fito-holistike.

Top Img back to top