- info@emmebiitalia.al
- 0692050375
- 0692050385
- Hene-Shtune: 09:00 - 18:00
- Shkoder 4001, Albania
Nxjerrja manuale dhe mbarështimi në natyrë për kërmijtë e lirë dhe të pastresuar
Kohët e fundit kemi folur në një artikull për PËRFITIMET E SHUMTA TË JARGËS SË KËRMILLIT PËR FLOKËT . Një përbërës që realiteti ynë e përdor prej disa vitesh brenda linjës Beauty Experience, aleati i përsosur për t’i dhënë forcë dhe volum flokëve të thatë, të brishtë dhe të dëmtuar.
Por sa dimë në të vërtet për këtë përbërës të çmuar? Si përftohet jarga e kërmillit? Në çfarë kushtesh mbahet kafsha?
Duke zgjedhur produktet tona të flokëve të realizuara me jargën e kërmillit, ju do të ndihmoni të bëni gjënë e duhur: nxjerrjen manuale dhe mbarështimin në ambjent te hapur për kërmijtë e lirë dhe të pastresuar
Kur është zbuluar jarga e kërmillit?
Duket se përfitimet nga jarga e kërmillit janë zbuluar në kohë jo shumë të largëta: për të luftuar lythat, kallot ose për të nxitur mbylljen e plagëve, gjyshërit tanë fshatarë e linin kërmillin të zvarritej në zonën e prekur të epidermës. Kështu, disi rastësisht dhe pa i ditur arsyet, ata vunë re efikasitetin e jargës së kërmillit në përmirësimin dhe riparimin e papërsosmërive të lëkurës.
Nga këto zbulime të rastësishme, pasuan studime më të thelluara të cilat nxorën në pah vetitë natyrore të mrekullueshme të këtij përbërësi.
Emmebi Italia nuk i lë asgjë rastësisë dhe është gjithashtu e përkushtuar nga pikëpamja etike, duke ndjekur, si gjithmonë, një rrugë gjithnjë e më të gjelbër kushtuar qëndrueshmërisë. Dhe, natyrisht, transparencës së plotë.
Le t’ia nisim nga fillimi.
Zgjedhja e metodës së nxjerrjes manuale
Për fat të keq, prodhuesit e jargës së kërmillit shpesh përdorin makineri që transmetojnë një goditje elektrike të ndjekur nga një dridhje e gjatë për të stimuluar kërmillin të sekretojë jargë. Duke shkaktura,keshtu, jo rrallëherë ngordhjen e kafshës për shkak të lodhjes dhe stresit.
Emmebi Italia i refuzon plotësisht këto praktika dhe përdor metodën e nxjerrjes përmes stimulimit manual. Është një metodë më e lodhshme dhe e kushtueshme, por që na lejon të respektojmë kërmillin, me synimin për etikën dhe dashurinë për natyrën që na përfaqëson, duke përftuar ndërkohë një jargë shumë cilësore.
BEAUTY EXPERIECE – EMMEBI Itali
INOVACIONI I JARGËS SË KËRMILLIT NË BOTËN E KOZMETIKËS SË FLOKËVE
Pas kësaj hyrjeje, do të jetë e lehtë të kuptohet se si është i përhapur përdorimi i jargës së kërmillit në kozmetikën e lëkurës, veçanërisht për vetitë antioksiduese, qetësuese, riparuese dhe hidratuese të elementëve të ndryshëm që e përbëjnë atë.
Por jarga e kërmillit rekomandohet gjithashtu për efektet e jashtëzakonshme positive që përdorimi i saj mund t’i japë fibrës së flokëve. Dhe në këtë, Emmebi Italia ka realizuar një aksion pionier duke qenë ndër kompanitë e para në vendin tonë që pasuruan produktet e tyre profesionale të përkujdesjes ndaj flokëve me këtë element, duke i dhënë jetë, në vitin 2017, linjës Beauty Experience
Ekstrakti i jargës së kërmillit “HELIX ASPERSA MULLER”, ndër më të mirët në kozmetikë, u jep energji dhe volum flokëve të thatë, të brishtë ose shumë të dëmtuar nga trajtimet teknike, stresi termik dhe atmosferik. Ndihmon për t’i bërë flokët më të butë, më elastik, të hidratuar, me shkëlqim dhe më të lehtë për t’u krehur.
Veprimi i tij i rëndësishëm proteinik dhe ushqyes rrit gjithashtu mbrojtjen nga agjentët e jashtëm dhe atmosferikë.
Ja cilat janë përfitimet nga jarga e kërmillit në flokë:
1 – RUAN HIDRATIMIN E DUHUR: ekstrakti i jargës së kërmillit është metoda më natyrale për të mbajtur të hidratuar sipërfaqen delikate të kokës. Studimet e fundit kanë treguar se rrit aftësinë e lëkurës së njeriut për të mbajtur lëngje. Në fakt, Ekstrakti i jargës së kërmillit është i pasur me proteina natyrale dhe polimere të tjera dhe është shumë higroskopik, d.m.th. i aftë të thithë me lehtësi molekulat e ujit të pranishme në mjedisin përreth. Ky efekt ndihmon në ruajtjen e hidratimit në flokë, të cilët në këtë mënyrë bëhen të shëndetshëm dhe të gjallë.
2 – MBRON FLOKËT NGA DËMTIMET E FAKTORËVE TË JASHTËM: Studimet e fundit tregojnë se mund të mbrojë edhe nga radikalet e lira që dëmtojnë flokët duke shkaktuar rënien e tyre (funksioni kundër rënies). Jarga e kërmillit është po aq efikase në mbrojtjen kundër dëmtimeve mekanike
të shkaktuara nga presioni i tepërt, krehja, stilimet dhe të gjitha ato veprime që shkaktojnë tension dhe përdredhje në flokë.
ZGJIDHNI PRODUKTET E BUKURISË ME JARGË KËRMILLI: NJË EKSPERIENCË LUKSOZE PËR FLOKËT TUAJ
Zgjedhja e produkteve ekskluzive të linjës sonë Beauty Experience për flokët tuaj mund të përfaqësojë një zgjedhje të cilësisë dhe garancisë.
Eksploroni produktet Beauty Experience dhe zbuloni sesi natyra mund të bëhet një eksperiencë luksoze për flokët tuaj.