COVID 19 DHE NDIKIMI NË RËNIEN E FLOKËVE: SHKAQET DHE KURAT

Mijëra njerëz të prekur nga Covid19 janë ankuar për një shtim të rënies së flokëve: le të analizojmë shkaqet dhe të zbulojmë se si të zgjidhim problemin e rënies së tepërt të flokëve

Disa studime të kryera nga Dr.Ester Freeman kanë zbuluar se 1000 persona të prekur nga Covid-19 në 38 shtete, janë ankuar për një humbje të tepërt të flokëve në periudhën pas shërimit, më specifikisht rreth 3 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.

Në fakt, në Itali pati rënie të madhe të flokëve në muajin korrik te njerëzit që kishin qenë të infektuar midis prillit dhe majit.

 

RËNIA E FLOKËVE: NJË DUKURI FIZIOLOGJIKE PLOTËSISHT NATYRORE NËSE NDODH BRENDA DISA PARAMETRAVE TË CAKTUAR.

 

Ekziston një fazë e përcaktuar në ciklin jetësor të flokëve, gjatë së cilës, në situata jonormale, mund të shfaqen probleme të dukshme të lidhura me rënien e tepërt të flokëve.

Fjala është për fazën KENOGEN, të zbuluar së fundmi nga Doktoresha Daniela Mantovani, e cila ndodh ndërmjet rënies së flokëve të vjetër (faza EXOGEN) dhe zëvendësimit të tyre me flokë të rinj. Në përgjithësi kjo fazë është një proces fiziologjik natyral dhe zgjat 2-4 muaj, duke prekur vetëm një përqindje të vogël të flokëve në të njëjtën kohë.

Në këtë fazë të fundit, kur harku i kohës midis humbjes së një flokut të vjetër dhe daljes së një floku të ri është më i lartë se ai i ciklit natyror jetësor fiziologjik, atëherë padyshim ka një keqfunksionim.

Ky fenomen mund të shfaqet si një anomali modeste në të gjithë individët për periudha të shkurtra kohore (siç ndodh për shembull gjatë ndryshimeve sezonale), por në rrethana të caktuara dhe të veçanta mund të shfaqet në një mënyrë shumë akute dhe të përbëjë një problem të rëndësishëm, me efekte pasuese në sferën estetike dhe psiko-emocionale.

CILËT JANË FAKTORËT QË SHKAKTUAN RËNIEN E FLOKËVE GJATË COVID19?

Stresi emocional: sa shpesh ndodh që periudhat veçanërisht stresuese të shoqërohen me rënie të vazhdueshme të flokëve? Pandemia e Covid19 ka pasur një ndikim fizik dhe psikologjik në jetën tonë;

Sëmundjet febrile: në fakt, ethet ishin një nga simptomat kryesore të infeksionit Covid 19;

Marrja e llojeve të caktuara të barnave: veçanërisht anti-viralët që u morën gjerësisht gjatë pandemisë;

Sëmundjet sistemike si diabeti ose mosfunksionimi i tiroides;

Ushqyerja e gabuar ose e pabalancuar: në stresin e përgjithshëm të situatës, disa prej nesh kanë përkeqësuar zakonet e të ngrënit duke konsumuar shumë karbohidrate, sheqerna, yndyrna të hidrogjenizuara dhe duke ngrënë më shpesh se zakonisht;

Zakonet e gabuara të jetesës: në muajt e lockdown, mënyra sedentare e jetesës  kontribuoi në përkeqësimin e situatës së përgjithshme. Por jo vetëm kaq, shumë njerëz janë ankuar edhe për shqetësimet e gjumit, nivelet e energjisë dhe menaxhimin e stresit.

 

SI TË SHMANGNI RËNIEN E FLOKËVE?

Ja disa sugjerime për t’u zbatuar për të luftuar fenomenin e Telogen Effluvium:

Shmangni situatat e tensionit emocional dhe praktikoni teknikat e vetë-relaksimit (disiplina të tilla si yoga ose meditimi i asistuar mund të ndihmojnë shumë në këtë)

Kujdesuni për dietën tuaj dhe hani rregullisht ushqime të shëndetshme dhe proteina të pasura me vitamina B dhe PP

Shmangni larjen e flokëve me ujë shumë të nxehtë

Trajojini flokët butësisht dhe mos i mbani të lidhur për një kohë të gjatë

Përdorni produkte specifike që mbrojnë flokët si dhe trajtime të synuara për të luftuar humbjen e tyre

 

SI TË NDALNI RËNIEN E FLOKËVE ME TRAJTIMIN MINERAL 60 DITOR BIONATURE

Trajtimi i ri Mineral 60-ditor, BioNature Mineral Treatment,  lindi nga bashkëpunimi i çmuar me Dr. Daniela Mantovani.

Falë teknologjisë inovative të biolikufikimit, përbërësit aktivë paraformohen më mirë sepse asimilohen më lehtë.

Rezultate të vërtetuara:

Shtim 10% i rritjes së flokëve në fazën Anagen

Flokë të përforcuar

Reduktim i rënies së flokëve me -13.1% në 8 javë

Largim i harkut kohor të fazës telogjene dhe zgjatje e jetës së flokëve me 32.4%

Për më tepër, prania e drurit të sandalit është thelbësore sepse aktivizon receptorët që pengojnë vdekjen e folikulit dhe i mbajnë flokët më gjatë në fazën e rritjes Anagen.

Prandaj, trajtimi Bionature Mineral Treatment 60 ditor, mund të bëhet aleati juaj i përsosur, nëse edhe ju keni vënë re një rritje të rënies së flokëve pas situatave të veçanta stresuese fizike dhe emocionale, siç është pikërisht edhe Covid 19.

E dimë: 60 ditë nuk janë të pak dhe trajtimi mund të jetë impenjativ, por rezultatet do të jenë të shumta dhe të jashtëzakonshme.

Top Img back to top